Avene Hyaluron Activ B3 Aqua Cream-in-Gel, 50ml
Avene Hyaluron Activ B3 Aqua Cream-in-Gel është një krem-xhel hidratues dhe rigjenerues kundër plakjes me veprim të trefishtë; hidratim, rigjenerim dhe korrigjim i shenjave të plakjes.
Avene Hyaluron Activ B3 Aqua Cream-in-Gel është formuluar për të ndihmuar në hidratimin intensiv të lëkurës, përmirësimin e elasticitetit dhe reduktimin e vijave të holla, duke kontribuar në një pamje më të lëmuar, më të mbushur dhe më rrezatuese.
I pasur me Acid Hialuronik të pastër dhe 6% Niacinamide, ky produkt vepron si mbi shenjat e dukshme të plakjes ashtu edhe mbi mekanizmat qelizorë që i shkaktojnë ato, duke mbështetur rigjenerimin e lëkurës dhe përmirësimin afatgjatë të cilësisë së saj.
- Acidi Hialuronik (0.2%) → Përbërës hidratues me veprim të fuqishëm që ndihmon në ruajtjen dhe tërheqjen e ujit në lëkurë, duke siguruar hidratim intensiv, efekt “plumping”, zbutje të vijave të holla dhe përmirësim të elasticitetit të saj.
- Niacinamide (6%) → Përbërës aktiv dermatologjik që ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, forcimin e barrierës kutane, reduktimin e vijave të holla dhe përmirësimin e dukshëm të tonit dhe cilësisë së përgjithshme të lëkurës.
Falë teksturës së tij të lehtë xhel-krem, përthithet shpejt dhe ofron ndjesi freskie dhe rehatie të menjëhershme, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe si bazë për make-up.
Me 91% përbërës me origjinë natyrale, ai është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni Avene Hyaluron Activ B3 Aqua Cream-in-Gel 1 deri në 2 herë në ditë në fytyrë, qafë dhe dekolte.
Mund të përdoret në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, në varësi të nevojës së lëkurës.
Aplikohet i vetëm ose pas serumit, në rutinën e përditshme të kujdesit për lëkurën.
Për një efekt hidratues intensiv, përdoret si maskë: aplikoni një shtresë të trashë, lëreni të veprojë për 10 minuta, më pas masazhojeni deri në përthithje ose hiqni tepricën me një pambuk.
Avene Hyaluron Activ B3 Aqua Cream-in-Gel rekomandohet të përdoret vetëm nga të rritur, në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.
Ingredients; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua). Glycerin. Niacinamide. Squalane. Diglycerin. Persea Gratissima (Avocado) Oil (Persea Gratissima Oil). Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer. Polyglyceryl-10 Myristate. Sodium Hyaluronate. Adenosine. 1,2-Hexanediol. Behenyl Alcohol. Caprylic/Capric Triglyceride. Caprylyl Glycol. Caramel. Citric Acid. Fragrance (Parfum). Polysorbate 60. Sodium Citrate. Sorbitan Isostearate. Tocopheryl Glucoside. Xanthan Gum.