DERMOKOZMETIKA

Avene Hyaluron Activ B3 Triple Correction Eye Cream, 15ml

Krem për zonën delikate të syve me veprim kundër plakjes, i formuluar për të vepruar mbi shenjat kryesore të plakjes në këtë zonë, duke ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, reduktimin e rrudhave dhe vijave të holla, si dhe minimizimin e ënjtjes dhe rrathëve të errët.
In stock
SKU
Avene68
Special Price 3 600 Lekë Regular Price 4 500 Lekë
-20%

Avene Hyaluron Activ B3 Triple Correction Eye Cream është një krem dermatologjik për zonën delikate të syve, i formuluar me dekstran sulfat, acid hialuronik të pastër dhe niacinamide, i cili vepron mbi shkaqet dhe shenjat e plakjes së lëkurës, duke ndihmuar në reduktimin e rrudhave, vijave të shprehjes, rrathëve të errët dhe ënjtjes.

I pasur me përbërës aktivë me veprim rigjenerues dhe hidratues, ky krem ndihmon në përmirësimin e densitetit dhe hidratimit të lëkurës, duke mbështetur gjithashtu proceset natyrale të rigjenerimit qelizor dhe prodhimin e kolagjenit, për një pamje më të fortë dhe më të lëmuar të konturit të syve.

  • Niacinamide (Vitamin B3) → Përbërës aktiv dermatologjik me veprim të shumëfishtë që ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, reduktimin e rrudhave dhe vijave të holla, si dhe përmirësimin e rrathëve të errët dhe tonalitetit të pabarabartë të lëkurës. 
  • Acidi Hialuronik → Përbërës hidratues me aftësi të lartë për të tërhequr dhe ruajtur ujin në lëkurë, duke siguruar hidratim intensiv, efekt “plumping”, zbutje të vijave të holla dhe përmirësim të elasticitetit të zonës së syve. 
  • Dextran Sulfate → Përbërës me veprim dekongjestiv dhe qetësues që ndihmon në përmirësimin e mikroqarkullimit në zonën e syve, duke reduktuar dukshëm fryrjen (qeskat) dhe shenjat e lodhjes. 

Me teksturë të lehtë dhe pa aromë, formula përthithet shpejt dhe ofron rehati të menjëhershme, duke përmirësuar gradualisht cilësinë e përgjithshme të lëkurës me përdorim të rregullt.

I formuluar me 93% përbërës me origjinë natyrale, ai është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni Avene Hyaluron Activ B3 Triple Correction Eye Cream 1 deri në 2 herë në ditë, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, në lëkurë të pastër dhe të thatë rreth zonës së syve, përpara kremit hidratues.

Masazhojeni butësisht zonën e syve, duke filluar nga këndi i brendshëm (zona e lotit) drejt pjesës së jashtme, për të ndihmuar stimulimin e mikroqarkullimit në zonën poshtë syve.

Avene Hyaluron Activ B3 Triple Correction Eye Cream rekomandohet të përdoret vetëm nga të rritur, në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.

Mund të përdoret i vetëm ose pas serumit të fytyrës.

Produkti është gjithashtu i përshtatshëm për përdorim në konturin e buzëve.

 

Tubet, 15 ml.

Ingredients; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua). Caprylic/Capric Triglyceride. Glycerin. Niacinamide. Dicaprylyl Ether. Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil (Carthamus Tinctorius Seed Oil). Myristyl Alcohol. Sodium Dextran Sulfate. Sodium Hyaluronate. Terminalia Chebula Fruit Extract. Adenosine. Cetearyl Olivate. Citric Acid. Citrus Limon (Lemon) Peel Powder (Citrus Limon Peel Powder). Glyceryl Behenate. Glyceryl Dibehenate. Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil (Helianthus Annuus Seed Oil). Myristyl Glucoside. Sclerotium Gum. Sodium Benzoate. Sorbitan Olivate. Tocopherol. Tocopheryl Glucoside. Tribehenin.

Back to Top