Avene- Krem mbrojtës me ngjyrë për lëkura të ndjeshme normale në të thatë (SPF 50+), 50ml
Avene Sun Care Sensitive Skin SPF 50+ Tinted Cream është një krem mbrojtës me ngjyrë i formuluar për lëkura të ndjeshme, lëkura qumështore dhe lëkura që janë gjithmonë të prirura për djegie nga dielli.
Ky krem siguron një mbrojtje shumë të gjerë nga spektri UV, falë një kombinimi ekskluziv të aktiveve.
Tekstura e tij e mëndafshtë dhe e butë që shkrihet në lëkurë hidraton fytyrën deri në 8 orë nga momenti i aplikimit të kremit, duke e lënë lëkurën të ushqyer dhe të butë në prekje.
Nuanca natyrale i përshtatet shumicës së tonit të lëkurës. Formula është gjithashtu rezistente ndaj ujit.
Kompleksi i tij fotoprotektiv i kombinuar me një galenikë të optimizuar, të qendrueshëm dhe me kohë të efektshëm ofron mbrojtjen më të mirë kundër UVB dhe UVA të shkurtër ose të gjatë.
Pre-Tocopheryl i cili është një pararendës i vitaminës E vepron si një antioksidues i fuqishëm dhe mbron qelizat nga radikalet e lira.
Përfitimet:
- Fotombrojtës – Filtra fotostabilë UVB-UVA dhe dritë blu që luftojnë efektet e dëmshme të rrezeve të diellit, duke reduktuar deri në 95% dëmtimin qelizor të shkaktuar nga rrezatimi diellor.
- Antioksidant – Ndihmon në mbrojtjen e qelizave kundër radikalëve të lirë.
- Siguron një përhapje natyrale dhe mbrojtje me ngjyrë e cila përshtatet lehtësisht me tonet e lëkurës.
- Rezistent ndaj ujit – Mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të diellit edhe gjatë notit.
- Formuluar për të kufizuar ndikimin në ekosistemet detare.
Ky krem është i përshtatshëm vetëm për të rritur me lëkurë të ndjeshme normale në të thatë.
Para ekspozimit në diell, vendosni një sasi të kremit sa gishtërinjtë për fytyrën dhe qafën.
Riaplikojeni shpesh për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.
Mos e përdorni tek fëmijët.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua), C12-15 Alkyl Benzoate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Glycerin, Phenylene Bis-Diphenyltriazine, Water (Aqua), Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Titanium Dioxide (Ci 77891), Potassium Cetyl Phosphate, Myristyl Alcohol, Oryza Sativa (Rice) Starch (Oryza Sativa Starch), Stearyl Alcohol, Isononyl Isononanoate, Vp/Eicosene Copolymer, Alumina, Benzoic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Caprylyl Glycol, Fragrance (Parfum), Glyceryl Behenate, Glyceryl Dibehenate, Iron Oxides (Ci 77492) (Ci 77491) (Ci 77499), Isopropyl Myristate, Isopropyl Titanium Triisostearate, Myristyl Glucoside, Polyhydroxystearic Acid, Ppg-1-Peg-9 Lauryl Glycol Ether, Propylene Carbonate, Stearalkonium Hectorite, Tocopheryl Glucoside, Tribehenin, Xanthan Gum