DERMOKOZMETIKA

Avene- Krem mbrojtës për lëkura të ndjeshme normale në të thatë (SPF 50+), 50ml

Krem mbrojtës ndaj diellit i formuluar për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme të fytyrës, që ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA, UVB dhe dritës blu, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve nga dielli dhe plakjes së parakohshme të lëkurës, ndërkohë që siguron hidratim dhe komfort afatgjatë.
In stock
SKU
AveneSPF1
Special Price 2 320 Lekë Regular Price 2 900 Lekë
-20%

Avene Sun Care Sensitive Skin SPF 50+ Cream është një krem mbrojtës nga dielli i formuluar për lëkura të ndjeshme, lëkura qumështore dhe lëkura që janë gjithmonë të prirura për djegie nga dielli.

Ky krem siguron një mbrojtje shumë të gjerë nga spektri UV, falë një kombinimi ekskluziv të aktiveve.

Tekstura e tij e mëndafshtë dhe e butë që shkrihet në lëkurë hidraton fytyrën deri në 8 orë nga momenti i aplikimit të kremit, duke e lënë lëkurën të ushqyer dhe të butë në prekje. Kremi SPF 50+ lë një fund të padukshëm dhe pa shkëlqim në lëkurë pas aplikimit dhe është një bazë e shkëlqyer për make-up-in e përditshëm. Formula është gjithashtu rezistente ndaj ujit.

Ky krem mbrojtës nga dielli përmban TriAsorB, një filtër diellor me spektër ultra të gjerë që mbron nga rrezet UV dhe drita blu, të cilat përshpejtojnë plakjen e lëkurës. Kjo risi mundëson një reduktim prej 95% të dëmtimit qelizor të shkaktuar nga rrezatimi diellor, duke kontribuar kështu në luftën efektive kundër dëmtimeve nga dielli dhe dëmtimeve të dukshme të lëkurës.

Kompleksi i tij fotoprotektiv i kombinuar me një galenikë të optimizuar, të qendrueshëm dhe me kohë të efektshëm ofron mbrojtjen më të mirë kundër UVB dhe UVA të shkurtër ose të gjatë.

Pre-Tocopheryl i cili është një pararendës i vitaminës E vepron si një antioksidues i fuqishëm dhe mbron qelizat nga radikalet e lira.

Ky krem dielli ka një sasi të lartë të ujit termik Avene, i cili siguron të gjitha vetitë qetësuese dhe kundër irritimit. Formula e kremit është shumë rezistente ndaj ujit dhe dritës, prandaj falë teksturës së lëngshme që ai ka mbron dhe hidraton lëkurën e ndjeshme sensitive në të thatë.

Përfitimet:

  1. Fotombrojtës – Filtra fotostabilë UVB-UVA dhe dritë blu që luftojnë efektet e dëmshme të rrezeve të diellit, duke reduktuar deri në 95% dëmtimin qelizor të shkaktuar nga rrezatimi diellor. 
  2. Antioksidant – Ndihmon në mbrojtjen e qelizave kundër radikalëve të lirë. 
  3. I padukshëm – Siguron një përhapje natyral dhe mbrojtje të tejdukshme. 
  4. Rezistent ndaj ujit – Mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të diellit edhe gjatë notit. 
  5. Formuluar për të kufizuar ndikimin në ekosistemet detare.

Ky krem është i përshtatshëm vetëm për të rritur me lëkurë të ndjeshme normale në të thatë. 

Para ekspozimit në diell, vendosni një sasi të kremit sa gishtërinjtë për fytyrën dhe qafën.

Riaplikojeni shpesh, veçanërisht pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir. 

Mos e përdorni tek fëmijët.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 50 ml.

Përbërësit; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua), C12-15 Alkyl Benzoate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Glycerin, Oryza Sativa (Rice) Starch (Oryza Sativa Starch), Water (Aqua), Phenylene Bis-Diphenyltriazine, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Glyceryl Stearate, Potassium Cetyl Phosphate, Stearyl Alcohol, Vp/Eicosene Copolymer, Benzoic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Caprylyl Glycol, Fragrance (Parfum), Glyceryl Behenate, Glyceryl Dibehenate, Ppg-1-Peg-9 Lauryl Glycol Ether, Red 33 (Ci 17200), Terpineol, Tocopheryl Glucoside, Tribehenin, Vanillin, Xanthan Gum

Back to Top