Avene Mineral Cream (SPF50+), 50ml
Avene Mineral Cream SPF 50+ është një krem mbrojtës nga dielli 100% me filtra mineralë, i formuluar për lëkurë shumë të brishtë dhe të ndjeshme, intolerante ose të prirur ndaj alergjive, duke përfshirë lëkurën e fëmijëve, personave me ekzema, ose atyre që janë duke ndjekur trajtime dermatologjike apo onkologjike.
Kjo formulë e pasur dhe kremoze ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVB dhe UVA si dhe hidratim të thellë, duke përdorur vetëm filtra mineralë, gjë që e bën ideale për lëkurën që nuk toleron kremrat kimikë mbrojtës nga dielli apo aromat.
Avene Mineral Cream SPF 50+ është formuluar me dioksid titani për mbrojtje të sigurt dhe fotostabile nga dielli. Kremi lë qëllimisht një shtresë të dukshme të bardhë gjatë aplikimit, duke siguruar mbulim të dukshëm dhe aplikim të sigurt edhe për llojet më delikate të lëkurës.
Përbërësit kryesorë:
- Një filtër mineral për mbrojtje shumë të gjerë dhe të qëndrueshme UVB-UVA që siguron tolerancë optimale të lëkurës.
- Provitamina E (Pre-tocopheril), një antioksidant i fuqishëm kundër radikaleve të lira.
- Uji i burimit termal Avene, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe zbutëse.
Përfitimet kryesore:
- Formulë 100 % minerale e cila e bën përdorimin më të sigurtë dhe efikas.
- Mundëson mbrojtje antioksiduese.
- Siguron veti qetësuese dhe kundër irritimit.
- Ka një teksturë të pasur dhe kremoze që ofron hidratim të thellë, duke e bërë ideal për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme.
- I përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur.
Ky krem dielli është i përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur.
Mund të përdoret në të gjitha llojet e lëkurës edhe në ato të ndjeshme, intolerante ose të prirura ndaj alergjive.
Aplikoni një sasi kremi sa një gisht të plotë në fytyrë dhe qafë 15-30 minuta para ekspozimit në diell.
Riaplikoni shpesh, veçanërisht pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësi aktiv ; Dioxyde De Titane/ Titanium Dioxide 18,99%.
Përbërësit jo aktivë; Water/Eau (Aqua). Isodecyl Neopentanoate. Triethylhexanoin. C12-15 Alkyl Benzoate. Glycerin. Cyclopentasiloxane. Polyglyceryl-4 Isostearate. Alumina. Cetyl Peg/Ppg-10/1 Dimethicone. Hexyl Laurate. C30-45 Alkyl Methicone. Stearic Acid. C30-45 Olefin. Cyclohexasiloxane. Caprylic/Capric Triglyceride. Caprylyl Glycol. Disodium Edta. Iron Oxides (Ci 77492)(Ci 77491). Octyldodecanol. Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate. Silica Dimethyl Silylate. Silk Amino Acids. Sodium Chloride. Sorbic Acid. Talc. Titanium Dioxide (Ci 77891). Tocopheryl Glucoside. Xanthan Gum.