Avene Mineral Fluid Sun Protection (SPF 50+), 40ml
Avene Mineral Fluid SPF 50+ ofron mbrojtje nga dielli, 100% me filtra mineralë për lëkurë të ndjeshme, intolerante ose të prirur ndaj alergjive apo irritimeve.
Ideal për përdorim të përditshëm në fytyrë si për të rritur ashtu edhe për fëmijë, pasi ky fluid i lehtë siguron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVB-UVA (të shkurtra dhe të gjata) me përfundim mat dhe pa shtresë të bardhë , e cila është një risi e rrallë për formulat vetëm me filtra mineralë.
Përbërësit kryesorë:
- Kompleksi i tij 100% mineral është i qëndrueshëm.
- Provitamina E (Pre-tokoferil), një antioksidant i fuqishëm, ofron mbrojtje shtesë kundër radikaleve të lira.
- Uji i burimit termal Avene, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe zbutëse.
Avene Mineral Fluid SPF 50+ ofron një trajtim mbrojtës me performancë të lartë, pa një shtresë të bardhë të theksuar, është pa aromë dhe shumë rezistent ndaj ujit.
Përfitimet kryesore:
- Formulë 100 % minerale e cila e bën përdorimin më të sigurtë dhe efikas.
- Mundëson mbrojtje antioksiduese.
- Siguron veti qetësuese dhe kundër irritimit.
- Ka një teksturë të lehtë dhe fluide, e formuluar për të lënë një përfundim mat.
- I përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur.
- Shumë rezistent ndaj ujit, duke e bërë të përshtatshëm për aktivitete në natyrë dhe ditë plazhi.
Ky mbrojtës fluid është i përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur.
Mund të përdoret në të gjitha llojet e lëkurës edhe në ato të ndjeshme, intolerante ose të prirura ndaj alergjive.
Tundeni mirë para përdorimit.
Aplikoni një sasi afërsisht sa një gisht i plotë në fytyrë dhe qafë 15-30 minuta para ekspozimit në diell.
Riaplikoni çdo 2 orë, veçanërisht pas notit, djersitjes ose tharjes me peshqir.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit aktivë ; Oxyde De Zinc / Zinc Oxide (14,7%). Dioxyde De Titane / Titanium Dioxide (11,85%).
Përbërësit jo aktivë ; Aqua. Coco-Caprylate/Caprate. Isocetyl Stearoyl Stearate. Isopropyl Palmitate. Isodecyl Neopentanoate. Isododecane. Isohexadecane. Ptfe. Triethylhexanoin. Dicaprylyl Ether. Peg-30 Dipolyhydroxystearate. Alumina. Stearic Acid. Caprylyl Glycol. Peg-45/Dodecyl Glycol Copolymer. Silica. Benzoic Acid. Caprylic/Capric Triglyceride. Disodium Edta. Disteardimonium Hectorite. Glyceryl Behenate. Glyceryl Dibehenate. Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil. Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate. Polyamide-3. Sodium Chloride. Tocopherol. Tocopheryl Glucoside. Tribehenin. Triethoxycaprylylsilane.