Avene Mineral Fluid Sun Protection Tinted (SPF 50+), 40ml
Balancë perfekte midis mbrojtjes shumë të lartë të diellit me nuancë (UVB-UVA të shkurtra dhe të gjata) dhe tolerancës së mirë për lëkurë që është intolerante ndaj filtrave kimikë dhe aromave.
Përbërësit kryesorë:
- Kompleksi i tij 100% mineral është i qëndrueshëm.
- Provitamina E (Pre-tokoferil), një antioksidant i fuqishëm, ofron mbrojtje shtesë kundër radikalëve të lirë.
- Uji i burimit termal Avene, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe zbutëse.
Tekstura e tij e lëngshme dhe e lehtë hidraton lëkurën e ndjeshme dhe intolerante, si edhe lëkurën që është e prirur drejt irritimeve ose alergjive.
Avene Mineral Fluid Sun Protection Tinted ofron një trajtim mbrojtës me performancë të lartë, pa një shtresë të bardhë të theksuar, është pa aromë dhe shumë rezistent ndaj ujit.
Nuanca e tij e artë uniformizon dhe ndriçon lëkurë direct pas aplikimit.
Përfitimet kryesore:
- Formulë 100 % minerale e cila e bën përdorimin më të sigurtë dhe efikas.
- Mundëson mbrojtje antioksiduese.
- Siguron veti qetësuese dhe kundër irritimit.
- Ka një teksturë fluide të lehtë, jo yndyrore, e cila lë një përfundim mat në lëkurë.
- Siguron rezistencë të lartë ndaj ujit deri në 40 minuta.
- Pa parfum, hipoalergjenik dhe jo-komedogjen, për të minimizuar rrezikun e reaksioneve të lëkurës.
Ky mbrojtës fluid është i përshtatshëm për të rritur.
Mund të përdoret në të gjitha llojet e lëkurës edhe në ato të ndjeshme, intolerante ose të prirura ndaj alergjive.
Aplikoni një sasi afërsisht sa një gisht i plotë në fytyrë dhe qafë 15-30 minuta para ekspozimit në diell.
Riaplikoni çdo 2 orë, veçanërisht pas notit, djersitjes ose tharjes me peshqir.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit aktivë ; Oxyde De Zinc / Zinc Oxide (14,7%). Dioxyde De Titane / Titanium Dioxide (11,85%).
Përbërësit jo aktivë ; Aqua. Coco-Caprylate/Caprate. Isocetyl Stearoyl Stearate. Isopropyl Palmitate. Isodecyl Neopentanoate. Isododecane. Isohexadecane. Ptfe. Triethylhexanoin. Dicaprylyl Ether. Peg-30 Dipolyhydroxystearate. Alumina. Stearic Acid. Caprylyl Glycol. Peg-45/Dodecyl Glycol Copolymer. Silica. Benzoic Acid. Caprylic/Capric Triglyceride. Disodium Edta. Disteardimonium Hectorite. Glyceryl Behenate. Glyceryl Dibehenate. Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil. Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate. Polyamide-3. Sodium Chloride. Tocopherol. Tocopheryl Glucoside. Tribehenin. Triethoxycaprylylsilane.