DERMOKOZMETIKA

Avene Tolerance Control Soothing Skin Recovery Balm, 40ml

Balsam hidratues me tolerancë të lartë dhe teksturë të pasur, i formuluar posaçërisht për lëkurë shumë të ndjeshme, reaktive, intolerante ose të prirur ndaj alergjive, i cili ndihmon në qetësimin e menjëhershëm të lëkurës duke reduktuar ndjesinë e irritimit, tërheqjes dhe skuqjes.
In stock
SKU
Avene32
Special Price 2 560 Lekë Regular Price 3 200 Lekë
-20%

Avene Tolerance Control Soothing Skin Recovery Balm është një balsam qetësues me teksturë të pasur, i formuluar për lëkurë shumë të ndjeshme, reaktive, intolerante ose të prirur ndaj alergjive. Ai është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të thatë deri shumë të thatë.

Formula e tij e bazuar në D-Sensinose, një aktiv post-biotik ultra-qetësues i patentuar, së bashku me ujin termal natyralisht qetësues dhe zbutës, ofron një veprim të trefishtë: qetëson menjëherë skuqjen, ndjesinë e tërheqjes, shpimet dhe ndjesinë e nxehtësisë në lëkurë; ndihmon në rikthimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës duke e hidratuar dhe duke rikthyer rehatinë e saj; si dhe kontribuon në kontrollin afatgjatë dhe reduktimin e hipereaktivitetit të lëkurës.

Formula përmban gjithashtu si përbërës kryesor edhe Gjalp Shea, i cili hidraton dhe ushqen lëkurën.

Formula pa konservues ruhet falë një paketimi plotësisht hermetik. Me 97% përbërës me origjinë natyrale, pa aromë dhe pa konservues, ky produkt është jo-komedogjen dhe i testuar dermatologjikisht në lëkurë alergjike, i zhvilluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike.

Avantazhet e përdorimit të Avene Tolerance Control Soothing Recovery Balm janë:

  1. Qetëson lëkurën brenda 30 sekondave falë përbërësit ultra-qetësues të patentuar D-Sensinose. 
  2. Rikthen barrierën e lëkurës brenda 48 orëve dhe hidraton atë për 24 orë falë përbërjes 100% biomimetike të lëkurës. 
  3. Kontrollon hiper-reaktivitetin e qëndrueshëm të lëkurës.

Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje në fytyrë, qafë dhe zonën e syve.

Aplikoni balsamin hidratues në majat e gishtave ose direkt në fytyrë, pastaj shpërndajeni me prekje të lehta në fytyrë dhe qafë dhe masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.

Avene Tolerance Control Soothing Skin Recovery Balm mund të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 2 vjeç.

I përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, kryesisht për lëkurë shumë të ndjeshme, reaktive dhe intolerante ose të prirur ndaj alergjive.

Tubet me aplikator, 40 ml.

Ingredients; Avene Thermal Spring Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Squalane, Beeswax, Cetearyl Glucoside, Cetyl Esters, Aquaphilus Dolomiae Extract Filtrate, Arginine, Citric Acid, Tromethamine, Water, Xanthan Gum.

Back to Top