Avene Tolerance Extremely Gentle Cleanser, 200ml
Avene Tolerance Extremely Gentle Cleanser është një locion pastrues me teksturë kundër irritimit dhe kundër dehidratimit, i cili shërben për heqjen e make-up-it dhe papastërtive në lëkura të ndjeshme dhe intolerante.
Veçanërisht është i ideuar për lëkura të ndjeshme, hipersensitive dhe është i përshtatshëm për fëmijë, si dhe të rritur.
Eliminon papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës pa e irrituar lëkurën ose tharë atë.
Formula e saj e rafinuar dhe perbersit pastrues të butë sigurojnë dhe garantojnë rehati e butësi edhe për lëkurën më të ndjeshme.
Formula e saj 99% me origjinë natyrale garanton rehati dhe butësi për lëkurën më të ndjeshme.
Avantazhet e përdorimit të Avene Tolerance Extremely Gentle Cleanser janë:
- Pastron dhe heq make-up-in nga fytyra, sytë dhe buzët në mënyrë të butë, pa irrituar lëkurën.
- Ndihmon në ruajtjen e hidratimit natyral të lëkurës dhe parandalon tharjen e saj.
- Formulë me tolerancë të lartë, e përshtatshme për lëkurë shumë të ndjeshme dhe reactive.
- 99% përbërës me origjinë natyrale për kujdes të sigurt dhe të butë të përditshëm.
Për përdorim të përditshëm.
Aplikojeni në fytyrë, sy dhe buzë me ndihmën e një pambuku ose drejtpërdrejt me majat e gishtave. Nuk kërkon shpëlarje.
Avene Tolerance Extremely Gentle Cleanser mund të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 2 vjeç.
I përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkura të ndjeshme dhe hipersensitive.
Ingredients; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua), Cetearyl Alcohol, Aquaphilus Dolomiae Extract Filtrate, Arginine, Caprylyl Glycol, Coco-Glucoside, Disodium Phosphate, Hydroxycapric Acid, Magnesium Oxide, Potassium Phosphate, Sodium Benzoate, Sodium Cetearyl Sulfate, Sodium Hydroxide, Tromethamine, Water (Aqua).