DERMOKOZMETIKA

Avene Vitamin Activ Cg Intensive Cream, 50ml

Krem hidratues intensiv me veprim kundër plakjes, i formuluar për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës, për të reduktuar shenjat dhe vijat e holla, si edhe për të ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit të saj.
In stock
SKU
Avene62
Special Price 4 000 Lekë Regular Price 5 000 Lekë
-20%

Avene Vitamin Activ Cg Intensive Cream është një krem intensiv kundër plakjes, i formuluar për të ndihmuar në përmirësimin e shkëlqimit natyral të lëkurës, reduktimin e rrudhave dhe njollave të pigmentimit, duke kontribuar në një tonalitet më të njëtrajtshëm dhe një pamje më të freskët të lëkurës.

I pasur me 1.8% Vitaminë Cg (formë e qëndrueshme e vitaminës C me veprim antioksidues), 6% Niacinamide dhe Acid Hialuronik me origjinë natyrale, ky krem vepron në shenjat kryesore të plakjes së lëkurës, duke ndihmuar në përmirësimin e teksturës, hidratimin dhe rigjallërimin e saj, si dhe në mbrojtjen ndaj stresit oksidativ.

  • Vitamina Cg (1.8%) → Me veprim të fuqishëm antioksidues, ekuivalente me 20% Vitaminë C, ndihmon në rritjen e shkëlqimit të lëkurës dhe mbrojtjen nga stresi oksidativ.
  • Niacinamide (6%) → Kontribuon në përmirësimin afatgjatë të cilësisë së lëkurës, ndihmon në reduktimin e njollave të errëta dhe njëtrajtësimin e tonit të saj. 
  • Acidi Hialuronik → Me origjinë natyrale, siguron hidratim intensiv, ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe i jep pamje më të mbushur dhe të lëmuar. 

Që nga aplikimi i parë, lëkura ndihet më e lëmuar dhe më e ndritshme. Me përdorim të rregullt, pamja e lëkurës përmirësohet gradualisht, duke u bërë më e njëtrajtshme dhe më e rigjallëruar, ndërsa shenjat e dukshme të plakjes zbehen.

Tekstura e saj e butë, kadifeje dhe me përthithje të shpejtë siguron komoditet gjatë aplikimit dhe e bën të përshtatshme si bazë për make-up.

Formuluar me 93% përbërës me origjinë natyrale dhe e përshtatshme për lëkurë të ndjeshme, kjo formulë kombinon tolerancë të lartë dermatologjike me efikasitet të provuar.

Aplikoni kremin Avene Vitamin Activ Cg Intensive Cream 1 deri në 2 herë në ditë në lëkurë të pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltesë.

Masazhohet butësisht derisa të përthithet plotësisht. Shmanget kontakti me sytë.

Rekomandohet përdorimi i rregullt në mëngjes dhe/ose mbrëmje për rezultate optimale.

Përdoret i vetëm ose pas serumit, në varësi të rutinës suaj të kujdesit të lëkurës.

Avene Vitamin Activ Cg Intensive Cream rekomandohet të përdoret vetëm nga të rritur për të gjitha llojet e lëkurës.

Vazo, 50 ml.

Ingredients; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua). Caprylic/Capric Triglyceride. Glycerin. Niacinamide. Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil (Carthamus Tinctorius Seed Oil). Butyrospermum Parkii (Shea) Butter (Butyrospermum Parkii Butter). Glycol Palmitate. Ascorbyl Glucoside. Arachidyl Alcohol. Cetearyl Alcohol. Glyceryl Stearate. Arachidyl Glucoside. Behenyl Alcohol. Caprylyl Glycol. Cetearyl Glucoside. Citric Acid. Fragrance (Parfum). Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil (Helianthus Annuus Seed Oil). Sodium Benzoate. Sodium Citrate. Sodium Hyaluronate. Sodium Hydroxide. Sodium Stearoyl Glutamate. Tocopherol. Xanthan Gum.

Back to Top