DERMOKOZMETIKA

Avene Vitamin Cg Radiance Corrector Serum, 30ml

Serum dermatologjik i formuluar për lëkurë të ndjeshme, i cili ndihmon në reduktimin e njollave të pigmentimit, zbutjen e vijave të holla dhe përmirësimin e shkëlqimit natyral të lëkurës.
In stock
SKU
Avene63
Special Price 4 720 Lekë Regular Price 5 900 Lekë
-20%

Avene Vitamin Cg Radiance Corrector Serum është një serum korrektues ndriçues dhe kundër plakjes, i formuluar për të zbutur rrudhat, për të përmirësuar dukshëm shkëlqimin e lëkurës dhe për të reduktuar shfaqjen e njollave të pigmentimit.

Këtë veprim ky serum e realizon falë pranisë së tri përbërësve në formulë.

  • Vitamina Cg (1.8%) → Me veprim të fuqishëm antioksidues, ekuivalente me 20% Vitaminë C, ndihmon në ndriçimin e lëkurës dhe mbrojtjen nga stresi oksidativ. 
  • Niacinamide (3%) → Ndihmon në rigjenerimin afatgjatë të lëkurës dhe redukton dukshëm shfaqjen e njollave të pigmentimit, duke përmirësuar uniformitetin e tonit të saj. 
  • Bakuchiol (1.5%) → Alternativë me origjinë bimore ndaj retinolit, ndihmon në zbutjen dhe korrigjimin e rrudhave, duke përmirësuar teksturën e lëkurës. 

Falë kombinimit të përbërësve aktivë, lëkura fiton menjëherë një pamje më rrezatuese, ndërsa me përdorim të vazhdueshëm përmirësohet dukshëm uniformiteti , elasticiteti dhe cilësia e përgjithshme e saj.

Avantazhet e përdorimit të Avene Vitamin Cg Radiance Corrector Serum janë:

  1. Zbut rrudhat dhe vijat e holla. -Ndihmon në ndriçimin e lëkurës së zbehtë dhe rrit shkëlqimin e saj. 
  2. Redukton shfaqjen e njollave të errëta. -Ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës. 
  3. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.

Aplikoni serumin Avene Vitamin Cg Radiance Corrector Serum 1 deri në 2 herë në ditë në lëkurë të pastër dhe të thatë.

Vendosni disa pika me pipetë në fytyrë, qafë dhe dekolte dhe masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.

Përdoret në mëngjes dhe/ose në mbrëmje.  Mund të aplikohet i vetëm ose para kremit hidratues.

Shmangni kontaktin me sytë.

Avene Vitamin Cg Radiance Corrector Serum rekomandohet të përdoret vetëm nga të rritur, në të gjitha llojet e lëkurës.

Flakon me pikatore, 30 ml.

Ingredients; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua). Glycerin. Niacinamide. Pentylene Glycol. C9-12 Alkane. Caprylic/Capric Triglyceride. Pentaerythrityl Tetracaprylate/Tetracaprate. Ascorbyl Glucoside. Bakuchiol. 1,2-Hexanediol. Acacia Senegal Gum. Butylene Glycol. Citric Acid. Coco-Caprylate/Caprate. Fragrance (Parfum). Glyceryl Behenate. Glyceryl Dibehenate. Sodium Citrate. Sodium Dilauramidoglutamide Lysine. Sodium Hyaluronate. Sodium Hydroxide. Tocopheryl Glucoside. Tribehenin. Water (Aqua). Xanthan Gum

Back to Top