NOW

NOW Avocado Oil, 473ml

Vaj natyral i pasur me lëndë ushqyese dhe antioksidantë, i formuluar për të hidratuar dhe ushqyer thellësisht lëkurën, duke ndihmuar në rigjenerimin dhe mbrojtjen e saj natyrale.
In stock
SKU
11065
Special Price 2 424 Lekë Regular Price 3 030 Lekë
-20%

NOW Avocado Oil është një vaj avokado 100% i pastër, i përftuar me presim mekanik dhe pa përdorimin e heksanit, i formuluar për kujdesin e lëkurës dhe flokëve, si dhe për masazh. Për shkak të teksturës së tij të dendur dhe përmbajtjes së përbërësve natyrorë, ai ndihmon në zbutjen e lëkurës së thatë, duke e mbajtur atë të butë dhe elastike.

Vaji i avokados krijon një barrierë mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës, e cila kufizon humbjen e lagështisë dhe kontribuon në ruajtjen e hidratimit. Përdoret gjithashtu për masazh, falë veprimit zbutës dhe rrëshqitjes që ofron gjatë aplikimit, pa lënë një ndjesi të tepërt yndyrore.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Vaj avokado (Persea gratissima Oil) –> Vaj bimor i pasur me acide yndyrore, me veti zbutëse dhe emoliente, që ndihmon në ruajtjen e butësisë dhe elasticitetit të lëkurës, duke formuar një shtresë mbrojtëse që kufizon humbjen e lagështisë 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Zbut lëkurën e thatë dhe përmirëson ndjesinë e butësisë së saj.
  2. Ndihmon në ruajtjen e hidratimit duke kufizuar humbjen e lagështisë nga lëkura.
  3. E lë lëkurën më të butë dhe elastike.
  4. Mund të përdoret për masazh, falë teksturës së tij dhe vetive zbutëse. 
  5. Përmban vetëm vaj avokadoje 100% të pastër, pa heksan dhe pa përbërës të tjerë të deklaruar në formulim.

NOW Avocado Oil është i përshtatshëm për përdorim në lëkurë dhe në flokë, kryesisht në lëkurë dhe flokë të thatë, sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Për hidratimin e lëkurës: Aplikoni disa pika vaj në zonën ose zonat e dëshiruara dhe masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.
  • Për flokët ose skalpin e thatë: Hidhni disa pika vaj në pëllëmbën e dorës dhe shpërndajini përgjatë gjithë gjatësisë së flokëve. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Për shkak të karakteristikave natyrore të këtij vaji, ndonjëherë mund të vërehet turbullim ose prani e grimcave.

Shishe, 473ml.

Përbërësi kryesor: Vaj avokado (Persea gratissima).

↑
Back to Top