Vitamina dhe Suplemente

NOW Instant Energy B-12 x 75 Packets

Suplement ushqimor që përmban vitaminë B12, i formuluar për të kontribuar në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
In stock
SKU
10104
Special Price 2 232 Lekë Regular Price 2 790 Lekë
-20%

NOW Vitamin B-12 Instant Energy është një suplement ushqimor në formë pluhuri, i paketuar në doza individuale, që përmban 2000 mcg vitaminë B12 në tri forma të ndryshme, së bashku me kompleksin e vitaminave B, krom dhe kreatinë. Formula është krijuar për të plotësuar dietën me lëndë ushqyese që marrin pjesë në metabolizmin e energjisë dhe kontribuojnë në funksionimin normal të organizmit.

Kombinimi i këtyre përbërësve e bën këtë suplement një alternativë praktike për personat që dëshirojnë të plotësojnë marrjen ditore të vitaminave të grupit B dhe të lëndëve të tjera ushqyese, veçanërisht gjatë periudhave me angazhime të shumta ose aktivitet fizik dhe mendor. Paketimet individuale lehtësojnë përdorimin dhe transportin e produktit gjatë ditës, në punë, në shtëpi ose gjatë udhëtimeve.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina B12 (cianokobalaminë, metilkobalaminë dhe dibenkosidë) –> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor, formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Kompleksi i vitaminave B (B1, B2, B3, B5, B6 dhe B9)-> Vitaminat e grupit B marrin pjesë në metabolizmin normal të energjisë dhe kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor. Folati kontribuon gjithashtu në formimin normal të gjakut dhe në procesin e ndarjes qelizore.
  • Kromi –> Kontribuon në metabolizmin normal të makro përbërësve dhe në ruajtjen e niveleve normale të glukozës në gjak.
  • Kreatina monohidrat –> Është një përbërës që merr pjesë në furnizimin e qelizave me energji, veçanërisht gjatë aktivitetit muskulor. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  2. Kontribuon dhe përmirëson funksionimin normal të sistemit nervor dhe përqendrimin.
  3. Ndihmon në plotësimin e nevojave ditore për vitamina të grupit B, veçanërisht kur marrja e tyre përmes ushqimit është e pamjaftueshme.
  4. Kontribuon në metabolizmin normal të makro përbërësve dhe në ruajtjen e niveleve normale të glukozës në gjak.
  5. Suplementi vjen në formë të paketave që treten, e cila e bën më të lehtë marrjen e këtij suplementi.

NOW Vitamin B-12 Instant Energy është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 paketë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Përmbajtjen e paketës mund ta hidhni në ujë, lëng frutash ose në një pije tjetër të preferuar. Përziejeni mirë dhe konsumojeni.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

75 Paketa që treten në ujë.

Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Thiamin (from Thiamin HCl)

1.5 mg 125%

Riboflavin (Vitamin B-2)

1.7 mg 131%

Niacin (Vitamin B-3)
(as Niacinamide)

20 mg 125%

Vitamin B-6 (from Pyridoxine HCl)

2 mg 118%

Folate

680 mcg DFE (400 mcg folic acid) 170%

Vitamin B-12[as Cyanocobalamin, Methylcobalamin (Co-enzyme Form) and Dibencozide (Co-enzyme Form)]

2 mg (2,000 mcg) 83,333%

Pantothenic Acid (Vitamin B-5)
(from Calcium Pantothenate)

30 mg 600%

Chromium
(from Chromium Picolinate)

60 mcg 171%

Creatine Monohydrate

250 mg *

Formula përmban përbërës të tjerë si :  Ksilitol, maltodekstrinë, acid citrik, aromat natyrale agrumesh, dioksid silici dhe hipromelozë.

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, molusqe, arra ose susam.

Prodhuar në një impiant GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këta alergjenë.

↑
Back to Top