DERMOKOZMETIKA

BABE 10% Urea Repairing Lotion, 500ml

Locion hidratues dhe riparues për trupin, i formuluar për të ndihmuar në rikthimin e hidratimit dhe në përmirësimin e butësisë së lëkurës së thatë, të ashpër dhe të dëmtuar, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse të saj.
In stock
SKU
babe65
2 500 Lekë

BABE 10% Urea Repairing Lotion është një locion trupi me veprim riparues dhe hidratues intensiv, i formuluar posaçërisht për lëkurë shumë të thatë, të ashpër ose të prirur ndaj gjendjeve atopike. Falë përmbajtjes së lartë me urea, ky produkt ndihmon në ruajtjen e hidratimit natyral të lëkurës duke reduktuar humbjen e lagështisë dhe duke përmirësuar butësinë dhe elasticitetin e saj.

Falë përbërësve të pasur locioni ushqen në thellësi lëkurën dhe kontribuon në rikthimin e rehatisë së saj, duke ofruar një ndjesi lehtësimi të menjëhershëm.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Urea-> Parandalon humbjen e ujit duke favorizuar hidratimin e çdo lloj lëkure dhe duke ndihmuar në reduktimin e rrjepjes së saj. 
  • Vaji i sojës-> Vaj emolient që qetëson dhe ushqen lëkurën më të thatë dhe më të ndjeshme, falë përmbajtjes së lartë me acide yndyrore esenciale (Omega 3, 6 dhe 9). 
  • Gjalpi Shea-> I pasur me vitamina dhe minerale, vepron si një rigjenerues i shkëlqyer qelizor që ndihmon në rikthimin e ekuilibrit të lëkurës, duke e lënë atë të hidratuar dhe të qetësuar. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Me 10% Urea për hidratim të thellë dhe riparim të lëkurës.
  2. I rekomanduar posaçërisht për lëkurë shumë të thatë ose të prirur ndaj gjendjeve atopike. 
  3. Teksturë e lehtë dhe me përthithje të shpejtë. 
  4. Parandalon humbjen e ujit, duke ndihmuar hidratimin e lëkurës. 
  5. Redukton rrjepjen e lëkurës së trupit.

BABE 10% Urea Repairing Lotion është i rekomanduar posaçërisht për lëkurë shumë të thatë ose të prirur ndaj gjendjeve atopike.

Përdoreni çdo ditë si hidratues trupi ose në zonat specifike ku vëreni lëkurë shumë të thatë, të ashpër ose të rrjepur.

Aplikoni një sasi të vogël produkti në dorë dhe masazhojeni butësisht në lëkurë deri në përthithje të plotë.

Shmangni aplikimin direkt mbi zonat me shpërthime aktive të dermatitit atopik.

Shishe, 500 ml.

Other Ingredients; Aqua, Urea, Cetearyl Ethylhexanoate, Citric Acid, Diethylhexyl Carbonate, Glycine Soja Oil, Dimethicone, Glycerin, Sodium Hydroxide, Butyrospermum Parkii Butter, Cetyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Microcrystalline Cellulose, Tocopheryl Acetate, Tocopherol, Peg-75 Stearate, Parfum, Ceteth-20, Steareth-20, Xanthan Gum, Cellulose Gum, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol.

Back to Top