DERMOKOZMETIKA

BABE Adult Transparent Sunscreen Wet Skin SPF50, 200ml

Krem mbrojtës diellor për të rritur me teksturë transparente dhe formulë të përshtatur për lëkurë të lagësht, që ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke mundësuar aplikim të lehtë dhe efektiv edhe mbi lëkurë të lagur gjatë ekspozimit në diell.
In stock
SKU
babe11
3 000 Lekë

BABE Adult Transparent Sunscreen Wet Skin SPF50 është një krem mbrojtës diellor për trupin në formë spray, me mbrojtje shumë të lartë dhe spektër të gjerë UVA dhe UVB, i formuluar për aplikim të lehtë edhe mbi lëkurë të lagur.

Falë teknologjisë “Wet Skin”, siguron mbrojtje efektive pa humbur aftësitë edhe gjatë ekspozimit në ujë. Tekstura e tij transparente përthithet shpejt dhe shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme, pa lënë ndjesi të rëndë apo yndyrore në lëkurë.

Përmban përbërës aktivë me veprim qetësues dhe zbutës, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme. Formulë shumë rezistente ndaj ujit, ideale për aktivitete në natyrë dhe sporte ujore, duke siguruar mbrojtje të vazhdueshme gjatë gjithë ditës.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Filtra diellorë-> Kombinim filtrash që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit (UVB + UVA). 
  • Vitamina E-> Antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga agresionet e jashtme.
  • Bisabololi-> Me veprim hidratues, qetësues dhe anti-irritues, ndihmon në reduktimin e skuqjes së lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Krem mbrojtës me spektër të gjerë dhe SPF50. 
  2. Teknologjia Wet Skin lejon aplikimin dhe siguron mbrojtje edhe në lëkurë të lagur. 
  3. Formulë që qetëson dhe zbut lëkurën. 
  4. Rezistent ndaj ujit. 
  5. Përfundim transparent. 
  6. Përthithje e shpejtë.

BABE Adult Transparent Sunscreen Wet Skin SPF50 është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Spërkateni mbrojtësin në trup në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme.

Nëse do të ekspozoheni në diell, aplikojeni produktin 20 minuta para ekspozimit. Ripërsëriteni aplikimin rregullisht për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme të lëkurës.

Rekomandohet përdorimi i përditshëm i kremit mbrojtës diellor.

Shishe me spray, 200 ml.

Other Ingredients; Alcohol Denat., C12-15 Alkyl Benzoate, Octocrylene, C12-15 Alkyl Lactate, Diisopropyl Adipate, Dicaprylyl Carbonate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Salicylate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Cetearyl Nonanoate, Ethylhexyl Triazone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Aqua, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Acrylates/Octylacrylamide Copolymer, Bisabolol, Tocopheryl Acetate, Parfum, Tocopherol.

Back to Top