BABÉ

BABE Aloe Vera, 300ml

Xhel hidratues dhe qetësues për lëkurën, i formuluar për të ndihmuar në lehtësimin e irritimeve dhe për të ofruar freski dhe hidratim të menjëhershëm për lëkurën e ndjeshme ose të ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm.
In stock
SKU
babe67
2 000 Lekë

BABE Aloe Vera Gel është një xhel hidratues dhe qetësues për lëkurën, i formuluar për të ofruar lehtësim të menjëhershëm në rastet e irritimit dhe ndjeshmërisë së lëkurës. Falë veprimit të tij hidratues dhe freskues, ky produkt ndihmon në zbutjen dhe rigjenerimin e lëkurës, duke e lënë atë të butë, të freskët dhe të rehatshme.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e ndjeshme ose të irrituar nga faktorë të jashtëm si ekspozimi në diell, rruajtja ose depilimi, ky xhel ofron hidratim të lehtë dhe jo ngjitës. Tekstura e tij e lehtë e bën gjithashtu ideal për përdorim të përditshëm, veçanërisht për persona me tendencë ndaj djersitjes, duke siguruar ndjesi freskie dhe rehatie gjatë gjithë ditës.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Aloe Vera-> Ekuivalente me 100% aloe vera të pastër. Ka veti hidratuese, qetësuese, rigjeneruese, antioksiduese dhe antibakteriale. 
  • Kamomili-> Me veti anti-inflamatore dhe qetësuese për lëkurën. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Efekt i menjëhershëm qetësues, zbutës dhe freskues. 
  2. Teksturë xheli me përthithje të shpejtë. 
  3. Përfundim jo ngjitës në lëkurë. 
  4. Ideal pas ekspozimit në diell, rruajtjes dhe depilimit.

BABE Aloe Vera Gel është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e ndjeshme ose të irrituar nga faktorë të jashtëm si ekspozimi në diell, rruajtja ose depilimi.

Aplikojeni me një masazh të butë në lëkurë të pastër dhe të thatë deri në përthithje të plotë.

Mund ta riaplikoni produktin gjatë ditës sa herë që lëkura juaj e kërkon.

Shishe, 300 ml.

Other Ingredients; Aqua, Alcohol Denat., Olive Oil Peg-7 Esters, Propylene Glycol, Peg/Ppg-18/18 Dimethicone, Betaine, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Panthenol, Chamomilla Recutita Flower Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ppg-26-Buteth-26, Peg-40 Hydrogenated Castor Oil, Decylene Glycol, Parfum, 1,2-Hexanediol, Tris(Tetramethylhydroxypiperidinol) Citrate, Pantolactone, Ci 19140, Ci 42090, Phenoxyethanol, Sodium Hydroxide, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate.

 

Back to Top