DERMOKOZMETIKA

BABE Anti Hair Loss Lotion, 125ml

Locion për përdorim në skalp, i formuluar për të ndihmuar në reduktimin e rënies së flokëve dhe për të forcuar rrënjën e tyre, duke stimuluar rritjen dhe përmirësuar densitetin dhe vitalitetin e flokëve.
In stock
SKU
babe77
2 700 Lekë

BABE Anti Hair Loss Lotion është një locion trajtues me përqendrim të lartë, i formuluar për të ndihmuar në reduktimin e rënies së flokëve dhe për të forcuar folikulat e tyre, veçanërisht i rekomanduar për skalpin me tendencë rënieje të flokëve. Falë veprimit të tij aktiv, ndihmon në revitalizimin dhe mbrojtjen e rrënjës së flokut, duke mbështetur një skalp më të shëndetshëm dhe flokë më të fortë.

Ky locion stimulon fazën e rritjes së flokëve, ndihmon në rregullimin e yndyrës së tepërt dhe përmirëson oksigjenimin dhe qarkullimin kapilar në skalp. Me përdorim të rregullt, kontribuon në përmirësimin e densitetit, forcës dhe vitalitetit të flokëve.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Cytobiol Bardana-> Ndihmon në reduktimin dhe rregullimin e prodhimit të yndyrës, duke forcuar njëkohësisht strukturën e flokut. 
  • Proteina e sojës-> Forcon flokët nga rrënja, duke përmirësuar rezistencën e tyre dhe duke shtuar densitet në fibrën e flokut. Gjithashtu stimulon qarkullimin e oksigjenit dhe rigjenerimin qelizor. 
  • Kompleksi revitalizues-> Ndihmon në reduktimin e rënies së flokëve dhe përmirëson shëndetin e skalpit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1.  Stimulon fazën e rritjes së flokëve.
  2. Rregullon yndyrën e tepërt.
  3. Rrit dendësinë e flokëve. 
  4. Nuk lë flokët me ndjesi yndyrore.

BABE Anti Hair Loss Lotion është e përshtatshme për të gjitha llojet e flokut, kryesisht për flokë të dëmtuar dhe të dobët.

Aplikojeni në rrënjët e flokëve në mëngjes dhe në mbrëmje.

Përdoreni së bashku me Anti-Hair Loss Shampoo. Mund të përdoret çdo ditë.

Shishe, 125 ml.

Other Ingredients; Alcohol Denat., Aqua, Propylene Glycol, Hydrolyzed Soy Protein, Butylene Glycol, Peg-8 Dimethicone/Dimer Dilinoleic Acid Copolymer, Arctium Majus Root Extract, Biotin, Saccharum Officinarum Extract, Betaine, Citrus Limon Fruit Extract, Pyrus Malus Fruit Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Hexapeptide-11, Ginkgo Biloba Leaf Extract, Hexylene Glycol, Parfum, Glycerin, Zinc Sulfate, Phenoxyethanol, Menthol, Benzoic Acid, Sorbic Acid, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate.

Back to Top