BABE Anti-Oily Dandruff Shampoo, 250ml
BABE Anti-Oily Dandruff Shampoo është një shampo e formuluar posaçërisht për skalpin me yndyrë dhe zbokth, e cila ndihmon në pastrimin e butë por efektiv të flokëve, duke kontribuar në eliminimin e zbokthit dhe në rregullimin e prodhimit të yndyrës në folikulat e flokut. E përshtatshme edhe për rastet e dermatitit seborrheik, kjo shampo ndihmon në përmirësimin e gjendjes së skalpit dhe në reduktimin e kruarjes dhe ndjesisë së parehatisë.
Falë përbërësve zbutës, ndihmon në hidratimin e flokëve dhe lehtëson krehjen pas larjes, duke parandaluar elektrizimin dhe duke i lënë flokët më të butë dhe më të menaxhueshëm. Ofron pastrim të thellë pa i tharë flokët, duke ruajtur ekuilibrin natyral të skalpit.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Zbutës për flokët-> Ofron veprim hidratues për flokët, duke ndihmuar në parandalimin e thyerjes dhe në reduktimin e elektricitetit statik.
- Cytobiol Bardana-> Ndihmon në reduktimin dhe rregullimin e prodhimit të yndyrës, duke forcuar njëkohësisht strukturën e flokut.
- Acidi salicilik-> Një acid beta-hidroksi (BHA) me veprim keratolitik dhe rregullues të sebumit, që ndihmon në shkëputjen dhe eliminimin e luspeve nga skalpi.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në ndalimin e rrjepjes së lëkurës së skalpit.
- Redukton ndjesinë e kruarjes.
- Rregullon dhe ul yndyrën e tepërt.
- Përmban përbërës kondicionues që lehtësojnë krehjen dhe zbusin flokët.
- Përmban një përbërës rregullues të sebumit që thith yndyrën e tepërt.
- Parandalon thyerjen e flokëve.
BABE Anti-Oily Dandruff Shampoo është e përshtatshme të përdoret në scalp të yndyrshëm dhe me zbokth.
Përdoreni 2-3 herë në javë për të eliminuar zbokthin dhe për të kontrolluar prodhimin e yndyrës në skalp.
Mund ta alternoni përdorimin me Extra Mild Shampoo.
Other Ingredients; Aqua, Sodium Laureth Sulfate, Peg-200 Hydrogenated Glyceryl Palmate, Cocamidopropyl Betaine, Lauryl Glucoside, Arctium Majus Root Extract, Biotin, Tocopherol, Sodium Chloride, Peg-7 Glyceryl Cocoate, Parfum, Salicylic Acid, Butylene Glycol, Hydroxypropyl Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Benzoic Acid, Polyquaternium-7, Ethylhexylglycerin, Zinc Sulfate, Phenoxyethanol, Piroctone Olamine, Citric Acid, Tetramethyl Acetyloctahydronaphthalenes, Terpineol, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Sodium Hydroxide, Dehydroacetic Acid, Sodium Benzoate.