BABE Antiox Serum, 30ml
BABE Antiox Serum është një serum antioksidant i avancuar, i formuluar për të mbrojtur lëkurën nga stresi oksidativ, ndotja dhe efektet e dritës, duke ndihmuar në parandalimin e foto-plakjes dhe rikthimin e shkëlqimit natyral të saj. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Falë kombinimit të përbërësve aktivë ky serum vepron në mënyrë të shumëanshme për të rigjallëruar, hidratuar dhe forcuar lëkurën në të gjitha shtresat e saj.
Me teksturë të lehtë, jo të yndyrshme dhe me përthithje të shpejtë, ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, përmirësimin e vitalitetit dhe mbrojtjen afatgjatë kundër faktorëve të jashtëm, duke e lënë lëkurën më të ndritshme, më të shëndetshme dhe më të rigjallëruar.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamina C e përqendruar->Formë e qëndrueshme e vitaminës C që kombinon në mënyrë sinergjike format e saj të tretshme në yndyrë dhe në ujë, duke vepruar në shtresa të ndryshme të lëkurës. Ofron mbrojtje kundër stresit oksidativ dhe mbron ADN-në qelizore, duke kontribuar njëkohësisht në rigjallërimin e lëkurës.
- Acidi ferulik i kapsuluar->Antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira, foto-plakja dhe dëmtimet e shkaktuara nga faktorët mjedisorë. Forma e kapsuluar lejon depërtim më të thellë dhe efekt më të qëndrueshëm.
- Karnozina-> Antioksidant natyral që ndihmon në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga radikalet e lira, ndotja, rrezatimi, drita blu dhe rrezatimi infra të kuq.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron mbrojtje të avancuar kundër faktorëve të jashtëm mjedisorë.
- Ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe vitalitetit të lëkurës.
- Përmirëson dukshëm shkëlqimin dhe tonalitetin e saj.
- Kontribuon në zbutjen e rrudhave dhe shenjave të plakjes.
BABE Antiox Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni 3–4 pika në lëkurë të pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Masazhojeni derisa të përthithet plotësisht.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Other Ingredients; Aqua, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Propylene Glycol, Propanediol, Citric Acid, Ferulic Acid, Carnosine, Saponaria Officinalis Leaf/Root Extract, Sodium Hyaluronate, Glycerin, Dimethicone, Sodium Citrate, Inulin, PPG-26-Buteth-26, Sodium Benzoate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Sodium Metabisulfite, Tetrasodium Glutamate Diacetate, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Potassium Sorbate, Polysilicone-11, Tetrahexyldecyl Ascorbate, Xanthan Gum, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Phospholipids, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Caprylic/Capric Triglyceride, Decyl Glucoside, Caprylyl Glycol, Hexylene Glycol, Parfum, Phenoxyethanol.