DERMOKOZMETIKA

BABE Balance Serum, 30ml

Serum rregullues me veprim të synuar për lëkurën e yndyrshme dhe të prirur ndaj akneve, i formuluar për të balancuar prodhimin e sebumit, për të përmirësuar pamjen e papërsosmërive dhe për të rikthyer një lëkurë më të pastër, më të njëtrajtshme dhe më të shëndetshme.
In stock
SKU
babe51
3 900 Lekë

BABE Balance Serum është një serum balancues i formuluar për lëkurën e yndyrshme, të kombinuar dhe me tendencë akneike, i cili ndihmon në reduktimin e papërsosmërive, kontrollin e yndyrës së tepërt dhe përmirësimin e dukshëm të teksturës së lëkurës. I përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, përfshirë edhe edhe lëkurën e ndjeshme.

Falë kombinimit sinergjik të përbërësve aktivë ky serum ndihmon në zhbllokimin e poreve, minimizimin e madhësisë së tyre dhe reduktimin e njollave dhe papërsosmërive. Vepron në mënyrë të synuar për të rikthyer një lëkurë më të pastër, më të lëmuar dhe më të njëtrajtshme. Formula e tij e pasur me acid hialuronik dhe prebiotikë ndihmon në ruajtjen e hidratimit, balancimin e mikrobiomës dhe forcimin e barrierës së lëkurës.

Tekstura e lehtë, me përthithje të shpejtë dhe pa yndyrë, lë një ndjesi të freskët dhe përfundim mat në lëkurë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Acidi salicilik i liposomuar-> Eksfolion butësisht, zhbllokon poret dhe rregullon prodhimin e sebumit me tolerancë më të lartë dhe efekt të qëndrueshëm, falë çlirimit të kontrolluar të tij.
  • Acidi suksinik-> Ka veprim anti-inflamator, antioksidant dhe antibakterial, duke ndihmuar në reduktimin e papërsosmërive dhe balancimin e lëkurës.
  • Azeloglicina-> Rregullon prodhimin e sebumit, njëtrajtëson tonin e lëkurës dhe përmirëson hidratimin. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në reduktimin e papërsosmërive dhe njollave të lëkurës. 
  2. Përmirëson dukshëm pamjen e poreve të zgjeruara. 
  3. Rregullon prodhimin e yndyrës dhe ndihmon në balancimin e lëkurës. 
  4. Lë lëkurën më të lëmuar, më të njëtrajtshme dhe me pamje më të pastër. 
  5. Ofron hidratim të lehtë me përfundim mat dhe pa yndyrë.

BABE Balance Serum është i përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, përfshirë edhe edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni 3–4 pika në lëkurë të pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Masazhojeni derisa të përthithet plotësisht.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon me pikatore, 30 ml.

Other Ingredients; Aqua, Propanediol, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, Dicaprylyl Carbonate, Dimethicone, Acid succinic, Inulin, Pentylene Glycol, Potassium Azeloyl Diglycinate, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Acid salicilik, Sodium Hyaluronate, Tocopherol, Phospholipids, Vaccaria Segetalis Extract, Sphingomonas Ferment Extract, Adansonia Digitata Pulp Extract, Polyacrylate Crosspolymer-6, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Laurate, Parfum, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Phenylpropanol, Sodium Hydroxide, Sodium Citrate, Citric Acid.

Back to Top