DERMOKOZMETIKA

BABE Depigment+ Control Fluid, 40ml

Fluid depigmentues me teksturë të lehtë, i formuluar për të ndihmuar në reduktimin e njollave të pigmentimit, njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe mbrojtjen e saj nga shfaqja e njollave të reja.
In stock
SKU
babe44
4 160 Lekë

BABE Depigment+ Control Fluid është një fluid hidratues i lehtë për përdorim të përditshëm, i formuluar për të ndihmuar në ndriçimin, njëtrajtësimin dhe rigjenerimin e lëkurës, si dhe në reduktimin e njollave të pigmentimit.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën me hiperpigmentim ose me tendencë për njolla të errëta.

Falë kombinimit të përbërësve aktivë ky fluid ndihmon në përmirësimin e dukshëm të tonalitetit të lëkurës dhe në zbehjen e njollave ekzistuese, duke vepruar edhe në parandalimin e shfaqjes së tyre të reja. Formula e tij ofron gjithashtu hidratim dhe kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiomës së lëkurës.

Përbërësit aktivë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Azeloglicina dhe Hekzilresorcinoli-> Njëtrajtësojnë tonin e lëkurës. 
  • Acidi laktik i liposomuar-> Nxit rigjenerimin qelizor të lëkurës.
  • Vitamina C e përqendruar-> Ndriçon dhe njëtrajtëson tonalitetin e lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në përmirësimin e dukshëm të tonalitetit dhe shkëlqimit të lëkurës. 
  2. Kontribuon në zbehjen e njollave ekzistuese dhe parandalimin e të rejave. 
  3. Ofron teksturë të lehtë me përthithje të shpejtë dhe përdorim të rehatshëm. 
  4. Përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës duke e bërë më uniforme dhe më të ndritshme.

BABE Depigment+ Control Fluid është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën me hiperpigmentim ose me tendencë për njolla të errëta.

Aplikojeni çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurë të pastër dhe të thatë. Me majat e gishtave, aplikojeni në mënyrë të njëtrajtshme në pesë zonat e fytyrës (të dyja faqet, balli, hunda dhe mjekra) dhe shpërndajeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.

Për një trajtim të plotë, kombinojeni me Lotion Glow dhe Intensive Serum.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet. 40 ml.

Other Ingredients; Aqua, Propanediol, Isononyl Isononanoate, Niacinamide, Butylene Glycol, Dimethicone, Panthenol, Isostearyl Alcohol, Butylene Glycol Cocoate, Hexylresorcinol, Potassium Azeloyl Diglycinate, Lactic Acid, Lactobacillus Ferment, Ascorbic Acid, Carnosine, Sodium Hyaluronate, Gold, Ceramide NP, Glutathione, Tocopherol, Ascorbyl Palmitate, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Maltodextrin, Tapioca Starch, Xanthan Gum, Carbomer, Mannitol, Polysorbate 20, Sodium Metabisulfite, Phosphatidylcholine, Propylene Glycol, Parfum, Phytic Acid, Glycerin, Ethylcellulose, Hydrogenated Vegetable Glycerides Citrate, Propyl Gallate, Sorbitol, Decyl Glucoside, Pantolactone, Cetyl Alcohol, Tetramethyl Acetyloctahydronaphthalenes, Sodium Chloride, Dimethyl Phenethyl Acetate, Sodium Hydroxide, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate [PI05033].

Back to Top