DERMOKOZMETIKA

BABE Depigment+ Intensive Serum, 30ml

Serum intensiv depigmentues, i formuluar për të ndihmuar në reduktimin e njollave të pigmentimit, njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe përmirësimin e shkëlqimit të saj.
In stock
SKU
babe45
4 290 Lekë

BABE Depigment+ Intensive Serum është një serum me fuqi të lartë veprimi, i formuluar për të ndihmuar në korrigjimin e hiperpigmentimit, reduktimin e njollave të errëta dhe rigjenerimin e lëkurës, duke ofruar një pamje më të ndritshme dhe uniforme. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Falë kombinimit të përbërësve aktivë ky serum vepron në mënyrë të synuar për të ndihmuar në zbehjen e njollave ekzistuese dhe në parandalimin e shfaqjes së tyre të reja, duke përmirësuar njëkohësisht teksturën dhe cilësinë e lëkurës.

Me përdorim të rregullt, lëkura bëhet më e lëmuar, më e njëtrajtshme dhe me shkëlqim.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Acidi traneksamik & Niacinamidi liposomal-> Ushtrojnë veprim depigmentues. 
  • Arbutina-> Veprim depigmentues.
  • Retinali-> Veprim depigmentues dhe rigjenerues për lëkurën e ndjeshme. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në zbehjen dhe korrigjimin e hiperpigmentimit. 
  2. Përmirëson dukshëm njëtrajtësinë dhe cilësinë e tonalitetit të lëkurës. 
  3. Vepron në thellësi për rezultate më intensive dhe afatgjata. 
  4. Mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm dhe ndotja.

BABE Depigment+ Intensive Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Përdoreni çdo ditë në mbrëmje, përpara kremit tuaj hidratues të zakonshëm.

Aplikoni një sasi të vogël produkti në dorë dhe masazhojeni në lëkurë të pastër dhe të thatë derisa të përthithet plotësisht.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon, 30 ml.

Other Ingredients; Aqua, Propanediol, Coco-Caprylate/Caprate, Dimethicone, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, Glycerin, Arbutin, Tranexamic Acid, Niacinamide, Maltodextrin, Lactobacillus Ferment, Carnosine, Sodium Hyaluronate, Retinal, Hydroxypinacolone Retinoate, Tocopherol, Ascorbyl Palmitate, Camphor, Diisopropyl Adipate, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Mannitol, Phosphatidylcholine, Parfum, Sodium Metabisulfite, Propylene Glycol, Phytic Acid, Hydrogenated Vegetable Glycerides Citrate, Propyl Gallate, Cetyl Alcohol, Decyl Glucoside, Tetramethyl Acetyloctahydronaphthalenes, Sodium Chloride, Dimethyl Phenethyl Acetate, Sodium Hydroxide, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate [PI05077].

Back to Top