DERMOKOZMETIKA

BABE Depigment+ Lotion Glow, 150ml

Locion ndriçues dhe unifikues i tonalitetit të lëkurës, i formuluar për të ndihmuar në reduktimin e njollave të pigmentimit dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
In stock
SKU
babe43
3 000 Lekë

BABE Depigment+ Lotion Glow është një locion ditor për fytyrën me efekt të menjëhershëm ndriçues, i formuluar për të ndihmuar në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, përmirësimin e shkëlqimit dhe reduktimin e njollave të pigmentimit. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën me hiperpigmentim ose me tendencë për njolla të errëta.

Me veprim të butë sipërfaqësor, ndihmon në rinovimin e lëkurës dhe rikthimin e një pamjeje më të freskët dhe uniforme. Tekstura e tij e lehtë dhe inovative siguron një ndjesi freskie dhe lehtësi në aplikim, duke u përthithur shpejt dhe duke ofruar komfort të menjëhershëm.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina C e përqendruar-> Ndriçon lëkurën dhe njëtrajtëson tonalitetin e saj. 
  • Gluconolaktoni-> Rinovon butësisht lëkurën përmes veprimit eksfoliues të lehtë.
  • Niacinamidi-> Njëtrajtëson tonalitetin e lëkurës dhe forcon funksionin barrierë të saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron ndriçim të menjëhershëm të lëkurës. 
  2. Përmirëson dukshëm teksturën dhe njëtrajtësinë e saj. 
  3. Ndihmon në parandalimin e hiperpigmentimeve të shkaktuara nga faktorët e jashtëm dhe ndotja.

BABE Depigment+ Lotion Glow është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën me hiperpigmentim ose me tendencë për njolla të errëta.

Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurë të pastër dhe të thatë.

Aplikoni produktin në pëllëmbën e dorës, më pas shpërndajeni dhe shtypeni butësisht në fytyrë për të lejuar përthithjen e tij nga lëkura.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon, 150 ml.

Other Ingredients; Aqua, Gluconolactone, Niacinamide, Propanediol, Ascorbyl Glucoside, Panthenol, Propylene Glycol, Bis-PEG-12 Dimethicone, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Avena Sativa Kernel Extract, Lactobacillus Ferment, Phytic Acid, Glycerin, Isopentyldiol, Polysorbate 20, Sodium Metabisulfite, Pantolactone, Parfum, Sodium Hydroxide, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate.

Back to Top