DERMOKOZMETIKA

BABE Essential Micellar Gel, 90ml

Xhel pastrues micelar me veprim të butë, i formuluar për të pastruar në thellësi lëkurën dhe për të hequr make-up-in, duke respektuar barrierën natyrale dhe duke e lënë atë të pastër, të freskët dhe të qetësuar.
In stock
SKU
babe53
700 Lekë

BABE Essential Micellar Gel është një xhel micelar pastrues me shpëlarje, i formuluar për pastrimin e përditshëm të fytyrës, i cili heq në mënyrë efektive papastërtitë dhe make-up-in duke respektuar ekuilibrin natyral të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Falë përbërësve aktivë me veprim qetësues, ky xhel pastron në thellësi pa shkaktuar irritim, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të kombinuar ose për personat që preferojnë një pastrues në formë xheli me shkumë të lehtë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Glicerina-> Ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe ruajtjen e ujit në të, duke mbështetur proceset natyrore të riparimit të saj.
  • Betaina-> Hidraton, qetëson dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit të lëkurës së ndjeshme ose të irrituar.
  • Ekstrakti i jamballit (Licorice Extract)-> Ekstrakt bimor me veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, që ndihmon në qetësimin dhe mbrojtjen e lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron pastrim të butë dhe efektiv pa irrituar lëkurën.
  2. Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyral të lëkurës. 
  3. Lë lëkurën të pastër, të freskët dhe të qetësuar. 
  4. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm në të gjitha llojet e lëkurës.

BABE Essential Micellar Gel është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikojeni në fytyrë të lagur, përfshirë sytë dhe buzët, masazhojeni derisa të krijohet shkumë dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Për përdorim të përditshëm, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Shishe, 90 ml.

Other Ingredients; Aqua, Decyl Glucoside, Glycerin, Poloxamer 184, Capryl/Capramidopropyl Betaine, Betaine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Pentylene Glycol, Parfum, PEG/PPG-18/18 Dimethicone, Sodium Chloride, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Sodium Hydroxide, Glycyrrhiza Glabra Root Extract, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate.

Back to Top