BABE Essentials Hydro 24H Cream Gel, 50ml
BABE Essentials Hydro 24H Cream Gel është një krem hidratues me teksturë krem-xhel, shumë freskues dhe me përthithje të shpejtë, i formuluar për të siguruar hidratim të përditshëm dhe komfort afatgjatë të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht i rekomanduar për lëkurë të kombinuar/mikse.
Formula e tij e lehtë ofron një ndjesi freskie të menjëhershme, pa lënë efekt yndyror, duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit natyral të lëkurës gjatë gjithë ditës.
I pasur me përbërës aktivë qetësues, ky krem kontribuon në përmirësimin e komfortit të lëkurës dhe në ruajtjen e saj të hidratuar, të butë dhe të shëndetshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Glicerina-> Ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe ruajtjen e ujit në të, duke mbështetur proceset natyrore të riparimit të saj.
- Niacinamide-> Përbërës aktiv me veprim riparues të barrierës së lëkurës, i cili ndihmon në parandalimin e humbjes së ujit dhe ruajtjen e hidratimit.
- Betaina-> Hidraton, qetëson dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit të lëkurës së ndjeshme ose të irrituar.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Siguron hidratim të vazhdueshëm gjatë gjithë ditës.
- Ofron ndjesi freskie dhe komforti të menjëhershëm.
- I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme dhe të kombinuar.
- Ndihmon në ruajtjen e një lëkure të shëndetshme dhe të balancuar.
BABE Essentials Hydro 24H Cream Gel është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht i rekomanduar për lëkurë të kombinuar/mikse.
Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje në fytyrë të pastër dhe të thatë, duke e masazhuar butësisht derisa të përthithet plotësisht.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Other Ingredients; Aqua, Glycerin, Diethylhexyl Carbonate, Olus Oil, Niacinamide, C12-20 Acid PEG-8 Ester, Caprylyl Methicone, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Betaine, Sodium PCA, Urea, Glutamic Acid, Glycine, Lysine, Gluconolactone, Allantoin, Glucose, Lactic Acid, Hydrolyzed Jojoba Esters, Tocopheryl Acetate, Tocopherol, Sodium Polyacrylate, Hydrogenated Polydecene, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Parfum, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Trideceth-6, Phenoxyethanol, Sodium Hydroxide, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate.