BABE Essentials Micellar Water, 250ml
BABE Essentials Micellar Water është një ujë micelar prebiotik për pastrimin e përditshëm të lëkurës, i cili heq në mënyrë të butë dhe efektive papastërtitë dhe make-up-in nga fytyra, sytë dhe buzët. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën më të ndjeshme.
Falë formulës së tij me veprim prebiotik, ndihmon në ruajtjen dhe balancimin e mikrobiomës së lëkurës, duke respektuar barrierën e saj natyrale. Me 97% përbërës me origjinë natyrale, ofron një pastrim të thellë pa nevojë shpëlarjeje, duke e lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe të qetësuar.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Prebiotik Bioecolia-> Substrat bioselektiv që stimulon rritjen e florës së dobishme të lëkurës, duke frenuar zhvillimin e mikroorganizmave të padëshiruar.
- Glicerina bimore-> Ndihmon në hidratimin dhe ruajtjen e ujit në lëkurë, duke mbështetur proceset e saj natyrore të riparimit.
- Betaina-> Hidraton, qetëson dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit të lëkurës së ndjeshme ose të irrituar.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron pastrim të thellë dhe efektiv të lëkurës dhe make-up-it.
- Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyral të mikrobiomës.
- Forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.
- Qetëson dhe freskon lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar.
BABE Essentials Micellar Water është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën më të ndjeshme.
Aplikojeni me ndihmën e një pambuku duke e tamponuar butësisht fytyrën, përfshirë sytë dhe buzët.
Për përdorim të përditshëm, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Other Ingredients; Aqua, Glycerin, PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Betaine, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Chamomilla Recutita Flower Extract, Bisabolol, Allantoin, Poloxamer 184, Cetrimonium Bromide, Phenoxyethanol, Disodium EDTA, Chlorphenesin, Sodium Hydroxide, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate.