DERMOKOZMETIKA

BABE Fluid Healthy Aging Sunscreen SPF50, 40ml

Krem mbrojtës për fytyrën me teksturë të lehtë dhe veprim kundër plakjes, që ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke ndihmuar në parandalimin e shenjave të plakjes së parakohshme dhe në përmirësimin e shëndetit dhe elasticitetit të lëkurës.
In stock
SKU
babe8
2 500 Lekë

BABE Fluid Healthy Aging Sunscreen SPF50 është një krem mbrojtës për fytyrën me teksturë fluide dhe mbrojtje shumë të lartë me spektër të gjerë, i formuluar për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli, ndotja dhe drita blu, duke ndihmuar njëkohësisht në korrigjimin e shenjave të fotoplakjes. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm si hapi i fundit i rutinës së kujdesit për fytyrën, ky produkt ndihmon në përmirësimin e dukshëm të njollave, rrudhave, humbjes së elasticitetit dhe tonalitetit të pabarabartë të lëkurës.

Falë përmbajtjes së peptideve biomimetike, kontribuon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës, duke ndihmuar në rigjenerimin dhe rinovimin e lëkurës. Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi yndyrore, duke ofruar hidratim dhe komfort gjatë gjithë ditës.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën më të ndjeshme, dhe ideal për përdorim gjatë gjithë vitit.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë që ka secili prej tyre janë:

  • Filtra diellorë -> Kombinim filtrash që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit (UVB + UVA).
  • Kolagjeni-> Ofron qëndrueshmëri, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe kontribuon në rigjenerimin e saj.
  • Peptidet Biomimetike-> Parandalojnë plakjen e lëkurës dhe ndihmojnë në rinovimin e saj duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke kontribuar në reduktimin e rrudhave. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron mbrojtje të lartë për fytyrën. 
  2. Riparon dhe korrigjon shenjat e fotoplakjes. 
  3. Redukton rrudhat. 
  4. Përmirëson elasticitetin e lëkurës. 
  5. Hidraton. 
  6. Nuk shkakton djegie në sy.

BABE Fluid Healthy Aging Sunscreen SPF50 është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, edhe ato të ndjeshme.

Aplikoni një sasi të vogël produkti në dorë dhe masazhojeni në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme në fytyrë. 

Nëse do të ekspozoheni në diell, aplikojeni produktin 20 minuta para ekspozimit. Ripërsëriteni aplikimin rregullisht për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme të lëkurës.

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të produktit me sytë.

Rekomandohet përdorimi i përditshëm i mbrojtjes diellore për fytyrën.

Tubet, 40 ml.

Other Ingredients; Aqua, Dicaprylyl Carbonate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Propanediol, Dibutyl Adipate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Soluble Collagen, C20-22 Alkyl Phosphate, C20-22 Alcohols, Benzotriazolyl Dodecyl P-Cresol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sodium Hyaluronate, Tocopherol, 1,2-Hexanediol, Carnosine, Xanthan Gum, Acetyl Hexapeptide-19, Palmitoyl Hexapeptide-32, Sodium Hydroxide, O-Cymen-5-Ol, Polyacrylate Crosspolymer-6, Citric Acid, BHT, Acetyl Hexapeptide-31, Phenoxyethanol, Parfum.

Back to Top