BABE Foot Repairing Cream 10% Urea, 100ml
BABE Foot Repairing Cream 10% Urea është një krem riparues për këmbët me veprim intensiv hidratues, i formuluar posaçërisht për këmbën diabetike, si dhe për lëkurë shumë të thatë, të ashpër dhe me trashje.
Falë përmbajtjes së lartë me urea, ky produkt ndihmon në hidratimin e thellë të lëkurës, duke kontribuar në zbutjen e saj dhe në reduktimin e ashpërsisë, kallove dhe çarjeve, veçanërisht në zonat e thembrave. I pasur me përbërës që ushqejnë dhe rigjenerojnë lëkurën, kremi ndihmon në rikthimin e rehatisë dhe butësisë së këmbëve, duke ofruar një ndjesi lehtësimi të menjëhershëm pas aplikimit.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Urea-> Parandalon humbjen e ujit duke favorizuar hidratimin e çdo lloj lëkure dhe duke ndihmuar në parandalimin e rrjepjes së saj.
- Gjalpi Shea-> I pasur me vitamina dhe minerale, vepron si një rigjenerues i shkëlqyer qelizor që ndihmon në rikthimin e ekuilibrit të lëkurës, duke e lënë atë të hidratuar dhe të qetësuar.
- Acidi laktik-> Rrit hidratimin dhe i jep lëkurës elasticitet dhe fleksibilitet.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Riparon lëkurën e dëmtuar.
- Ushqen dhe zbut lëkurën.
- Ndihmon në eliminimin e trashjes dhe ashpërsisë së lëkurës.
- Ofron ndjesi të menjëhershme rehatie.
- Përthithet shpejt.
BABE Foot Repairing Cream 10% Urea është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për këmbën diabetike.
Aplikoni një sasi të vogël produkti dhe shpërndajeni në këmbë duke e masazhuar butësisht deri në përthithje të plotë.
Mund të përdoret çdo ditë dhe të riaplikohet gjatë ditës sa herë të jetë e nevojshme.
Other Ingredients; Aqua, Urea, Glycerin, Isododecane, Myristyl Myristate, Glyceryl Stearate, Cetyl Alcohol, Sodium Lactate, Butyrospermum Parkii Butter, Peg-75 Stearate, Dimethicone, Lactic Acid, Phenoxyethanol, Polyquaternium-37, Allantoin, Parfum, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Hexyl Cinnamal, Alpha-Isomethyl Ionone, Linalool, Coumarin, Limonene, Citronellol.