DERMOKOZMETIKA

BABE HealthyAging Multi Action Cream for Mature Skin, 50ml

Krem shumë ushqyes kundër rrudhave, i formuluar posaçërisht për lëkurën e personave mbi moshën 50 vjeç, që ndihmon në reduktimin e shenjave të plakjes, përmirësimin e elasticitetit dhe rikthimin e hidratimit, tonalitetit dhe komfortit të lëkurës.
In stock
SKU
babe38
3 150 Lekë

BABE Healthy Aging+ Multi Action Cream for Mature Skin është një krem ushqyes kundër plakjes, i formuluar posaçërisht për nevojat e lëkurës së maturuar, veçanërisht mbi moshën 50 vjeç.

Formula e tij ofron ushqim intensiv, ndihmon në reduktimin e rrudhave, përmirëson elasticitetin dhe tonalitetin e lëkurës, ndërsa kontribuon në njëtrajtësimin dhe rikthimin e shkëlqimit natyral.

I pasur me përbërës aktivë që stimulojnë aktivitetin qelizor dhe mbështesin riparimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, ky krem ndihmon në rikthimin e densitetit, volumit dhe komfortit të lëkurës së pjekur. 

Tekstura e tij e pasur dhe kremoze përthithet mirë, duke ofruar hidratim dhe ushqim afatgjatë, ndërsa lë një ndjesi të butë kadifeje.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Centella Asiatica-> Me veti rigjeneruese, shëruese dhe riparuese.
  • Biolin Prebiotic-> Prebiotik që ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe në ruajtjen e shëndetit të saj.
  • Acidi laktik-> Alfa-hidroksiacid (AHA) me veprim hidratues dhe rigjenerues, që nxit rinovimin e lëkurës dhe përmirëson depërtimin e përbërësve aktivë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ushqen në thellësi dhe përmirëson ndjeshëm butësinë e lëkurës së maturuar. 
  2. Ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe shenjave të plakjes. 
  3. Forcon dhe mbron barrierën natyrale të lëkurës. 
  4. Ndihmon në përmirësimin dhe shkëlqimin e lëkurës.

BABE Healthy Aging+ Multi Action Cream for Mature Skin është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Përdoreni çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurë të pastër dhe të thatë. 

Aplikoni një sasi të vogël produkti në dorë dhe masazhojeni në lëkurë derisa të përthithet plotësisht. 

Rekomandohet përdorimi i përditshëm i kremit mbrojtës nga dielli për të parandaluar dëmtimet e lëkurës dhe për të vonuar procesin e foto-plakjes.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Vazo, 50 ml.

Other Ingredients; Aqua, Glycerin, Dimethicone, Hydrogenated Ethylhexyl Olivate, Coco-Caprylate, Cetearyl Alcohol, Octyldodecyl Oleate, Cetyl Alcohol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glyceryl Stearate, Inulin, Octyldodecyl Stearoyl Stearate, Tocopheryl Acetate, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Carnosine, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Elastin, Glycine Soja Oil, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Tocopherol, Gossypium Herbaceum Seed Oil, Persea Gratissima Oil, Prunus Amygdalus Dulcis Oil, Helianthus Annuus Seed Oil, Mangifera Indica Seed Butter, Olea Europaea Fruit Oil, Theobroma Cacao Seed Butter, Glutathione, Ascorbic Acid, PEG-75 Stearate, Propylene Glycol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Disodium Cetearyl Sulfosuccinate, Hydroxyacetophenone, Pyruvic Acid, Ceteth-20, Steareth-20, 1,2-Hexanediol, Lactic Acid, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Polyhydroxystearic Acid, Octyldodecanol, Phytic Acid, Sorbitol, Mica, Propanediol, CI 77491, Colloidal Gold, Parfum, Sodium Hydroxide, CI 77891, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, T-Butyl Alcohol.

Back to Top