BABE HealthyAging Multi Defense Ampoules, 7x2ml
BABE HealthyAging Multi Defense Ampoules janë trajtime intensive në formë ampulash me përqendrim të lartë vitaminash, të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Me përqendrime të larta përbërësish aktivë, ato ofrojnë një “boost” të menjëhershëm hidratimi, shkëlqimi dhe rigjallërimi të lëkurës.
Formula e tyre e avancuar me kompleks vitaminash (A, B3, B5, C dhe E) ndihmon në forcimin e mbrojtjes natyrale të lëkurës, duke kontribuar në reduktimin e shenjave të plakjes dhe rrudhave të shprehjes. Me përdorim të rregullt, lëkura bëhet më e ndritshme, më e lëmuar dhe me pamje dukshëm më të shëndetshme dhe rrezatuese.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Niacinamide-> Vitamina B3 aktive që ndihmon në ribalancimin e lëkurës së yndyrshme, reduktimin e akneve dhe parandalimin e rishfaqjes së tyre. Gjithashtu ofron veprim qetësues, veçanërisht për lëkurën e ndjeshme dhe me tendencë akneike.
- Vitamina D-> Përbërës aktiv me origjinë bimore që ndihmon në forcimin e funksionit barrierë të lëkurës përmes një mekanizmi të ngjashëm me vitaminën D3.
- Centella Asiatica-> Përveç vetive të saj anti-inflamatore, antibakteriale dhe shëruese, stimulon sintezën e kolagjenit, përmirëson qarkullimin, zbut rrudhat e shprehjes dhe ofron veprim qetësues dhe hidratues.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në rigjenerimin dhe përmirësimin e dukshëm të cilësisë së lëkurës.
- Redukton rrudhat dhe përmirëson fortësinë e saj.
- Ofron hidratim dhe shkëlqim të menjëhershëm.
- Forcon mbrojtjen natyrale të lëkurës ndaj faktorëve të jashtëm si ndotja.
- Lë teksturë të lehtë, me përthithje të shpejtë dhe pa yndyrë në lëkurë.
BABE HealthyAging Multi Defense Ampoules është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikojeni një ampule në mëngjes dhe/ose në mbrëmje.
Për përdorim, tundeni ampulën para se ta hapni. Thyejeni pjesën e sipërme, vendosni aplikatorin plastik dhe aplikoni gjysmën e ampulës në fytyrë, qafë dhe dekolte të pastër dhe të thatë. Masazhojeni derisa të përthithet plotësisht.
Pasi të hapet, përdorni pjesën e mbetur të ampulës brenda 24 orëve.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Other Ingredients; Aqua, PEG-8 Caprylic/Capric Glycerides, Propanediol, Polyglyceryl-6 Dioleate, Niacinamide, PPG-26-Buteth-26, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Inulin, Centella Asiatica Callus Conditioned Media, Cichorium Intybus Root Extract, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Acetyl Hexapeptide-19, Acetyl Hexapeptide-31, Palmitoyl Hexapeptide-32, Panthenol, Retinyl Palmitate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Tocopheryl Acetate, 7-Dehydrocholesterol, Sodium Hyaluronate, Canola Oil, Daucus Carota Sativa Seed Oil, Beta-Carotene, Daucus Carota Sativa Root Extract, Helianthus Annuus Seed Oil, Glycerin, Hydroxyacetophenone, Parfum, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Mannitol, Phosphatidylcholine, Cholesterol, Pantolactone, Xanthan Gum, Sodium Chloride, Citric Acid, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Phenoxyethanol, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate.