DERMOKOZMETIKA

BABE HealthyAging Multi Protector Lifting Cream SPF30, 50ml

Krem kundër plakjes me mbrojtje ndaj diellit, i formuluar për të ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, reduktimin e shenjave të plakjes dhe mbrojtjen e saj nga rrezatimi UV dhe faktorët e jashtëm të përditshëm.
In stock
SKU
babe36
3 600 Lekë

BABE HealthyAging Multi Protector Lifting Cream SPF30 është një krem ditor rigjenerues dhe rivitalizues me efekt lifting, i formuluar për të ndihmuar në reduktimin e rrudhave, përmirësimin e elasticitetit dhe forcimin e funksionit barrierë të lëkurës.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. Ky krem ofron hidratimin e përditshëm me mbrojtje të gjerë kundër rrezatimit diellor, dritës blu të pajisjeve elektronike dhe ndotjes së ambientit, faktorë që ndikojnë në plakjen e parakohshme të lëkurës.

Formula e tij e pasur me përbërës prebiotikë ndihmon në balancimin e mikrobiomës së lëkurës dhe në ruajtjen e një pamjeje më të shëndetshme dhe më uniforme. Me teksturë kremoze dhe të pasur, ofron hidratim të thellë dhe lë një ndjesi të butë dhe kadifeje në lëkurë. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Filtra diellorë SPF30-> Ofrojnë mbrojtje e lartë me spektër të gjerë kundër UVB, UVA, HEV dhe IR. Veprim anti-ndotje. 
  • DMAE-> Përbërës aktiv kundër plakjes së lëkurës, me veprim antioksidant, si dhe efekt forcues dhe shtrëngues si në afat të shkurtër ashtu edhe në afat të gjatë.
  • Centella Asiatica-> Me veti rigjeneruese, shëruese dhe riparuese. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron mbrojtje të gjerë ndaj faktorëve të jashtëm që përshpejtojnë plakjen e lëkurës. 
  2. Ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. 
  3. Hidraton në mënyrë afatgjatë dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës. 
  4. Lë një përfundim të butë, kadifeje dhe me përthithje të shpejtë.

BABE HealthyAging Multi Protector Lifting Cream SPF30 është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Përdoreni çdo ditë në mëngjes në lëkurë të pastër dhe të thatë.

Aplikoni një sasi të vogël produkti në dorë dhe masazhojeni në lëkurë derisa të përthithet plotësisht.

Për një trajtim të plotë, kombinojeni me Multi Repair Cream gjatë natës.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Vazo, 50 ml.

Other Ingredients; Aqua, Octocrylene, Tribehenin PEG-20 Esters, Coco-Caprylate/Caprate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Glycerin, Ethylhexyl Salicylate, Propylene Glycol Dipelargonate, Dimethylaminoethanol Tartrate, Methyl Gluceth-20, Aluminum Starch Octenylsuccinate, Ethylhexyl Triazone, Inulin, Panthenol, Dimethicone, Centella Asiatica Extract, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Hydrolyzed Elastin, Glycine Soja Oil, Gossypium Herbaceum Seed Oil, Olea Europaea Fruit Oil, Prunus Amygdalus Dulcis Oil, Persea Gratissima Oil, Theobroma Cacao Seed Butter, Mangifera Indica Seed Butter, Tocopherol, Hydrolyzed Collagen, Allantoin, Ascorbic Acid, Carnosine, Tocopheryl Acetate, Sodium Hyaluronate, Colloidal Gold, Boron Nitride, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Propylene Glycol, Hydroxyacetophenone, PEG-8 Beeswax, Carbomer, Parfum, Potassium Cetyl Phosphate, 1,2-Hexanediol, Glutathione, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Sorbitol, Propanediol, Pantolactone, Sodium Hydroxide, Disodium EDTA, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate.

Back to Top