BABE HealthyAging Multi Renew Night Peeling Serum, 30ml
BABE HealthyAging Multi Renew Night Peeling Serum është një serum eksfoliues për përdorim gjatë natës me veprim rigjenerues, i formuluar për të nxitur rinovimin qelizor të lëkurës gjatë gjumit dhe për të përmirësuar dukshëm teksturën e saj. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Formula e tij stimulon butësisht procesin natyral të rinovimit të lëkurës, duke ofruar një eksfolim të kontrolluar dhe jo agresiv, pa dëmtuar barrierën mbrojtëse të saj.
Me përdorim të rregullt, lëkura bëhet më e lëmuar, më e ndritshme dhe më uniforme, ndërsa njollat dhe papastërtitë gradualisht zbehen.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Pro-retinol i kapsuluar-> Derivat i vitaminës A që ndihmon në rinovimin e lëkurës nga brenda.
- AHA-të (alfa-hidroksiacidet)-> Kombinim i acideve alfa-hidroksi (acidi laktik, acidi mandelik dhe acidi piruvik) që nxisin rigjenerimin e lëkurës përmes veprimit eksfoliues, duke njëkohësisht hidratuar dhe stimuluar formimin e kolagjenit dhe fibrave elastike.
- Prebiotik-> Aktivizon mekanizmat natyralë të mbrojtjes së lëkurës kur barriera e saj është e dëmtuar.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në përmirësimin e dukshëm të teksturës dhe shkëlqimit të lëkurës.
- Nxit rigjenerimin qelizor dhe redukton shenjat e plakjes.
- Ndihmon në zbehjen e njollave dhe njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës.
- Ka teksturë të lehtë me përthithje të shpejtë dhe përdorim të rehatshëm.
BABE HealthyAging Multi Renew Night Peeling Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Filloni ta përdorni 2 deri në 3 herë në javë dhe rriteni gradualisht përdorimin, duke e aplikuar në netë alternative sipas tolerancës së lëkurës.
Aplikoni 3–4 pika në mbrëmje në lëkurë të pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Masazhojeni derisa të përthithet dhe lëreni produktin të veprojë pa e shpëlarë.
Shmangni kontaktin me zonën përreth syve.
Në ditët e para është normale të ndjeni një ndjesi të lehtë djegieje ose kruarje gjatë aplikimit.
Mos e përdorni në lëkurë të irrituar ose të dëmtuar.
Rekomandohet përdorimi i përditshëm i kremit mbrojtës nga dielli, veçanërisht gjatë përdorimit të këtij produkti.
Other Ingredients; Propanediol, Aqua, Bis-PEG-12 Dimethicone, Lactic Acid, Mandelic Acid, Sodium Hydroxide, PPG-26-Buteth-26, Pyruvic Acid, Retinyl Palmitate, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Ascorbic Acid, Centella Asiatica Extract, Bakuchiol, Sodium Hyaluronate, Inulin, Orobanche Rapum Extract, Colloidal Gold, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Mannitol, Glycerin, Phosphatidylcholine, Xanthan Gum, Parfum, Sorbitol, Cetyl Alcohol, Decyl Glucoside, Lauryl Glucoside, Sodium Chloride, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Glutathione, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Tetrasodium Glutamate Diacetate.