DERMOKOZMETIKA

BABE Hydra Serum, 30ml

Serum hidratues me veprim intensiv, i formuluar për të rikthyer dhe ruajtur nivelin optimal të hidratimit të lëkurës, duke përmirësuar butësinë, elasticitetin dhe komfortin e saj për një pamje më të freskët dhe të shëndetshme.
In stock
SKU
babe50
3 600 Lekë

BABE Hydra Serum është një serum hidratues me veprim intensiv dhe të qëndrueshëm, i formuluar për të rikthyer dhe ruajtur hidratimin optimal të lëkurës, duke përmirësuar butësinë, elasticitetin dhe pamjen e saj të përgjithshme. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Falë kombinimit sinergjik të 4 llojeve të acidit hialuronik me peshë të ndryshme molekulare ky serum vepron në të gjitha shtresat e lëkurës për të siguruar hidratim të thellë, të menjëhershëm dhe afatgjatë. Ndihmon në zbutjen e rrudhave dhe linjave të shprehjes, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar dhe më të freskët. Përveç efektit hidratues, formula e tij e pasur ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiomës së lëkurës.

Me teksturë të lehtë, jo të yndyrshme dhe me përthithje të shpejtë, lë lëkurën të butë, të ushqyer dhe me ndjesi kadifeje.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Acidi hialuronik me peshë të ndryshme molekulare dhe i kapsuluar-> Kombinimi i acidit hialuronik me pesha të ndryshme molekulare dhe në formë të kapsuluar siguron hidratim aktiv dhe pasiv në të gjitha shtresat e lëkurës. Ndihmon në ruajtjen e nivelit optimal të hidratimit dhe fortësisë së saj, duke rikthyer një pamje më të lëmuar dhe duke ofruar efekt “plumping” (mbushës). 
  • Prebiotikët-> Aktivizojnë mekanizmat natyrorë mbrojtës të lëkurës, duke forcuar funksionin e saj barrierë.
  • Pantenoli->Derivat i vitaminës B5 me veprim sinergjik hidratues, i cili gjithashtu ndihmon në riparimin, rigjenerimin dhe qetësimin e lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Siguron hidratim të thellë dhe të vazhdueshëm në të gjitha shtresat e lëkurës. 
  2. Ndihmon në zbutjen e rrudhave dhe linjave të imta. 
  3. Përmirëson dukshëm butësinë, elasticitetin dhe pamjen e lëkurës. 
  4. Ofron mbrojtje dhe qetësim për lëkurën e ndjeshme dhe të dehidratuar.

BABE Hydra Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni 3–4 pika në lëkurë të pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Masazhojeni derisa të përthithet plotësisht.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon me pikatore, 30 ml.

Other Ingredients; Aqua, Pentylene Glycol, Dimethicone, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Panthenol, Avena Sativa Kernel Extract, Saccharide Isomerate, Carrageenan, Lactobacillus Ferment, Pantolactone, Phosphatidylcholine, Mannitol, Glycerin, Hydroxyacetophenone, Polysilicone-11, Diutan Gum, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Sodium Benzoate, Cetyl Alcohol, Decyl Glucoside, Potassium Sorbate, Sodium Chloride, Citric Acid, Sodium Citrate, Caprylyl Glycol, Parfum, Hexylene Glycol, Phenoxyethanol.

Back to Top