BABE Lifting Serum, 30ml
BABE Lifting Serum është një serum i avancuar me veprim lifting dhe rigjenerues, i formuluar me teknologji bioteknologjike të lartë për të vepruar në nivel qelizor dhe për të përmirësuar dukshëm fortësinë, elasticitetin dhe strukturën e lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Falë kombinimit të përbërësve aktivë ky serum ndihmon në rigjenerimin e thellë të lëkurës, stimulimin e sintezës së kolagjenit dhe elastinës, si dhe në ristrukturimin e saj për një pamje më të fortë dhe të tonifikuar. Vepron në mënyrë të synuar në të tre zonat e fytyrës (balli, zona e mesme dhe pjesa e poshtme), duke ndihmuar në reduktimin e rrudhave të shprehjes, linjave rreth syve dhe rrudhave nasolabiale.
Me përdorim të rregullt, lëkura bëhet më e dendur, më e lëmuar dhe dukshëm më e rigjallëruar, ndërsa tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt dhe përshtatet lehtësisht.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Multi-peptide (Tetrapeptide-1, Peptid bakri, Regu-Age)-> Stimulon dhe optimizon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës përmes një efekti të ngjashëm me mikro-rrymat, duke përmirësuar dukshëm fortësinë, teksturën dhe densitetin e lëkurës.
- Fitoeksosomet-> Mikrovezikula që stimulojnë proceset e rigjenerimit, komunikimin qelizor dhe riparimin e lëkurës, duke përmirësuar dukshëm rrudhat, teksturën dhe fortësinë e saj.
- Enzimat e kapsuluara për riparimin e ADN-së-> Fotoliaza që veprojnë drejtpërdrejt në bërthamën qelizore për të rikthyer dëmtimet e akumuluara, me veprim të qëndrueshëm dhe efektiv në të gjitha shtresat e lëkurës. Ato nxisin riparim intensiv dhe afatgjatë.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në forcimin dhe ngritjen e dukshme të lëkurës.
- Redukton rrudhat në zonat kryesore të fytyrës dhe qafës.
- Përmirëson densitetin dhe strukturën e lëkurës.
- Nxit rigjenerimin qelizor dhe prodhimin e kolagjenit.
- Rikthen elasticitetin dhe një pamje më të tonifikuar të fytyrës.
BABE Lifting Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni 3–4 pika në lëkurë të pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Masazhojeni derisa të përthithet plotësisht.
Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Other Ingredients; Aqua, Butylene Glycol, Bis-PEG-12 Dimethicone, Glycerin, Dimethicone, Inulin, Pentylene Glycol, Tetrapeptide-1, Amidino Benzyl Benzylsulfonyl D-Seryl Homophenylalaninamide Acetate, Copper Tripeptide-1, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Curcuma Longa Callus Lysate, Panthenol, Spirulina Maxima Extract, Collagen Amino Acids, Sodium Hyaluronate, Adansonia Digitata Callus Culture Lysate, Haematococcus Pluvialis Extract, Hydrolyzed Rice Protein, Glycine Soja Protein, Superoxide Dismutase, Lecithin, Phytic Acid, Tocopherol, Sucrose, Pantolactone, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Parfum, Polysilicone-11, Propanediol, Decyl Glucoside, Hexylene Glycol, Sodium Dextran Sulfate, Xanthan Gum, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Hydroxide, Citric Acid, Sodium Benzoate, Phenoxyethanol.