BABE Lip Balm SPF50, 15ml
BABE Lip Balm SPF50 është një balsam mbrojtës për buzët me teksturë kremoze dhe përfundim transparent, i cili ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke ndihmuar njëkohësisht në hidratimin, riparimin dhe mbrojtjen e buzëve nga faktorët e jashtëm dhe dëmtimet e shkaktuara nga dielli.
Falë formulës së tij të pasur ky balsam siguron hidratim të thellë, forcon barrierën e lëkurës dhe ndihmon në rigjenerimin e buzëve të thata dhe të ndjeshme, duke i dhënë gjithashtu një efekt natyral volumi.
I përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe buzët më të ndjeshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Filtra Diellorë->Kombinim filtrash që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit (UVB + UVA).
- Squalane-> I përftuar nga vaji i ullirit, hidraton në thellësi dhe zbut lëkurën. Është një vaj hidratues që përthithet lehtësisht pa lënë mbetje yndyrore.
- Acid Hialuronik-> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës, duke e mbajtur atë të fortë dhe elastike, me efekt mbushës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron mbrojtje të lartë për buzët me përfundim transparent.
- Jep efekt volume.
- Aplikim i lehtë dhe lë një përfundim transparent.
- Veprim rigjenerues.
- Rekomandohet për lëkurë shumë të thatë dhe të irrituar.
BABE Lip Balm SPF50 është i përshtatshëm të përdoret në të gjitha llojet e lëkurës, edhe në ato të ndjeshme.
Përdoreni çdo ditë dhe riaplikojeni sipas nevojës.
Aplikojeni në buzë të pastra dhe të thata (mos i lagni buzët para aplikimit).
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Other Ingredients; Polyisobutene, Caprylic/Capric Triglyceride, Lauryl Oleate, Silica Dimethyl Silylate, Squalane, Diisopropyl Adipate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Octyldodecanol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Octocrylene, Butyrospermum Parkii Butter, Candelilla Cera, Ethylhexyl Palmitate, Dicaprylyl Carbonate, Sodium Hyaluronate, Bisabolol, Physalis Angulata Extract, Tocopherol, Glucomannan, Helianthus Annuus Seed Oil, Tribehenin, Hydrogenated Microcrystalline Wax, Synthetic Beeswax, Glyceryl Dibehenate, Glyceryl Behenate, Caprylyl Glycol, Parfum, Stearalkonium Hectorite, Dimethyl Phenethyl Acetate, Propylene Carbonate, 1,2-Hexanediol, Trihydroxystearin, Benzaldehyde.