DERMOKOZMETIKA

BABE Lip & Cheek Color Balm SPF50 Red, 20ml

Balsam shumëfunksional me ngjyrë të kuqe për buzët dhe faqet, me teksturë të butë dhe mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, që ndihmon në hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës duke i dhënë një pamje natyrale dhe të njëtrajtshme.
In stock
SKU
babe12
1 100 Lekë

BABE Lip & Cheek Color SPF50 është një balsam mbrojtës me spektër të gjerë dhe mbrojtje të lartë, me nuancë të kuqe, i formuluar posaçërisht për buzët dhe faqet. Ai ofron mbrojtje, hidratim dhe një efekt natyral volumi, duke përmirësuar pamjen e përgjithshme të lëkurës.

Formula e tij kombinon peptide dhe acid hialuronik për të hidratuar në thellësi, për të zbutur vijat e imta dhe për të dhënë një efekt mbushës. Nuanca e lehtë e kuqe i jep lëkurës një shkëlqim natyral dhe një pamje të shëndetshme menjëherë pas aplikimit.

I përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Filtra diellorë-> Kombinim filtrash që vepron si një barrierë mbrojtëse ndaj rrezeve UVA dhe UVB, rrezatimit infra të kuq, dritës blu të emetuar nga ekranet dhe pajisjet mobile, si dhe ndotjes mjedisore. 
  • Eskualane-> Përbërës me origjinë bimore që ofron hidratim të thellë pa ndjesi yndyrore. Përmirëson elasticitetin, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe e mbron nga dehidratimi, duke e lënë lëkurën të butë dhe të ushqyer.
  • Acid Hialuronik-> Molekulë natyrale e pranishme në lëkurë me veti hidratuese dhe ruajtëse të lagështisë. Aftësia e tij për të tërhequr dhe mbajtur ujin ndihmon në ruajtjen e hidratimit, fortësisë dhe elasticitetit, duke përmirësuar volumin dhe pamjen e lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron mbrojtje me spektë të gjerë dhe me SPF50.
  2. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe ato të ndjeshme. 
  3. Hidraton dhe riparon buzët dhe faqet. 
  4. Ndihmon në zbutjen e vijave të imta. 
  5. Efekt natyral volume.

BABE Lip & Cheek Color SPF50 është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha llojet e lëkurës.

Aplikojeni në buzë dhe faqe dhe përhapeni butësisht me majat e gishtave për një përfundim natyral.

Riaplikojeni sipas nevojës.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Stick, 20 ml.

Other Ingredients; Polyisobutene, Caprylic/Capric Triglyceride, Lauryl Oleate, Silica Dimethyl Silylate, Squalane, Diisopropyl Adipate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Octyldodecanol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Octocrylene, Butyrospermum Parkii Butter, Candelilla Cera, Ethylhexyl Palmitate, Ricinus Communis Seed Oil, Dicaprylyl Carbonate, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Sodium Hyaluronate, Physalis Angulata Extract, Tocopherol, Bisabolol, Helianthus Annuus Seed Oil, Glyceryl Dibehenate, Hydrogenated Microcrystalline Wax, Synthetic Beeswax, Tribehenin, CI 15850, Glyceryl Behenate, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Stearalkonium Hectorite, CI 77492, CI 45410, CI 77491, Dimethyl Phenethyl Acetate, C12-15 Alkyl Benzoate, Propylene Carbonate, CI 77499, Trihydroxystearin, Polyhydroxystearic Acid, Sorbitan Laurate, C18-36 Acid Glycol Ester, C18-36 Acid Triglyceride, Benzaldehyde, Parfum, Glucomannan, CI 77891, Lactic Acid.

Back to Top