BABE Lip & Cheek Color Balm SPF50 Nude, 20ml
BABE Lip & Cheek Color SPF50 është një balsam mbrojtës me spektër të gjerë dhe mbrojtje të lartë, me nuancë nude, i formuluar posaçërisht për buzët dhe faqet. Ai ofron mbrojtje, hidratim dhe një efekt natyral volumi, duke përmirësuar pamjen e përgjithshme të lëkurës.
Formula e tij kombinon peptide dhe acid hialuronik për të hidratuar në thellësi, për të zbutur vijat e imta dhe për të dhënë një efekt mbushës. Nuanca e lehtë natyrale e nude i jep lëkurës një shkëlqim natyral dhe një pamje të shëndetshme menjëherë pas aplikimit.
I përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Filtra diellorë-> Kombinim filtrash që vepron si një barrierë mbrojtëse ndaj rrezeve UVA dhe UVB, rrezatimit infra të kuq, dritës blu të emetuar nga ekranet dhe pajisjet mobile, si dhe ndotjes mjedisore.
- Eskualane-> Përbërës me origjinë bimore që ofron hidratim të thellë pa ndjesi yndyrore. Përmirëson elasticitetin, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe e mbron nga dehidratimi, duke e lënë lëkurën të butë dhe të ushqyer.
- Acid Hialuronik-> Molekulë natyrale e pranishme në lëkurë me veti hidratuese dhe ruajtëse të lagështisë. Aftësia e tij për të tërhequr dhe mbajtur ujin ndihmon në ruajtjen e hidratimit, fortësisë dhe elasticitetit, duke përmirësuar volumin dhe pamjen e lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron mbrojtje me spektë të gjerë dhe me SPF50.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe ato të ndjeshme.
- Hidraton dhe riparon buzët dhe faqet.
- Ndihmon në zbutjen e vijave të imta.
- Efekt natyral volume.
BABE Lip & Cheek Color SPF50 është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha llojet e lëkurës.
Aplikojeni në buzë dhe faqe dhe përhapeni butësisht me majat e gishtave për një përfundim natyral.
Riaplikojeni sipas nevojës.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Other Ingredients; Polyisobutene, Caprylic/Capric Triglyceride, Lauryl Oleate, Silica Dimethyl Silylate, Squalane, Diisopropyl Adipate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Octyldodecanol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Octocrylene, Butyrospermum Parkii Butter, Candelilla Cera, Ethylhexyl Palmitate, Ricinus Communis Seed Oil, Dicaprylyl Carbonate, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Sodium Hyaluronate, Physalis Angulata Extract, Tocopherol, Bisabolol, Helianthus Annuus Seed Oil, Glyceryl Dibehenate, Hydrogenated Microcrystalline Wax, Synthetic Beeswax, Tribehenin, CI 15850, Glyceryl Behenate, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Stearalkonium Hectorite, CI 77492, CI 45410, CI 77491, Dimethyl Phenethyl Acetate, C12-15 Alkyl Benzoate, Propylene Carbonate, CI 77499, Trihydroxystearin, Polyhydroxystearic Acid, Sorbitan Laurate, C18-36 Acid Glycol Ester, C18-36 Acid Triglyceride, Benzaldehyde, Parfum, Glucomannan, CI 77891, Lactic Acid.