DERMOKOZMETIKA

BABE Mineral Super Fluid Color SPF50, 50ml

Krem mbrojtës për fytyrën me filtra 100% mineralë, me ngjyrë dhe teksturë ultra të lehtë, i formuluar për të ofruar mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke qenë veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme dhe duke ndihmuar në njëtrajtësimin e tonalitetit të saj me një përfundim natyral dhe të njëtrajtshëm.
In stock
SKU
babe7
2 700 Lekë

BABE Super Fluid Mineral Colour SPF50 është një krem mbrojtës diellor për fytyrën me filtra 100% mineralë dhe teksturë super fluide me ngjyrë, i zhvilluar posaçërisht për lëkurë të ndjeshme, atopike ose intolerante ndaj filtrave kimikë.

Ofron mbrojtje shumë të lartë me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga dielli. 

Falë teknologjisë PHOTOBIOME, ndihmon në mbrojtjen e mikrobiomës së lëkurës dhe në parandalimin e fotodëmtimeve, ndërsa formula e tij siguron tolerancë maksimale edhe për lëkurën më të ndjeshme. Ideal për përdorim të përditshëm, duke kombinuar mbrojtjen e lartë diellore me efekt estetik natyral.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Filtra mineral diellorë-> Filtrat mineralë janë filtra fizikë që reflektojnë rrezatimin diellor, duke devijuar rrezet UV për të mbrojtur lëkurën. Ato janë ideale për lëkurë të ndjeshme ose atopike, pasi minimizojnë rrezikun e irritimeve dhe ofrojnë mbrojtje të menjëhershme që në aplikim.
  • Fotombrojtësi i mikrobiomës (PHOTOBIOME)-> Photobiome është një përbërës inovativ me origjinë natyrale, me veprim prebiotik, që stimulon mikrobiotën e lëkurës për të forcuar mbrojtjen natyrale ndaj rrezatimit diellor, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga dielli.
  • Pantenoli-> Derivat i vitaminës B5 që hidraton, qetëson dhe rigjeneron lëkurën, duke përmirësuar procesin e riparimit dhe duke forcuar barrierën mbrojtëse të saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron mbrojtje të lartë me SPF50 për lëkurë të ndjeshme dhe atopike. 
  2. Teksturë ultra e lehtë me përfundim të padukshëm. 
  3. Formulë rezistente ndaj ujit. 
  4. Fotombrojtje e mikrobiomës së lëkurës. 
  5. Veprim antioksidues, hidratues dhe qetësues. 
  6. Nuk shkakton djegie në sy.

BABE Super Fluid Mineral Colour SPF50 është i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme, atopike dhe intolerante ndaj filtrave kimikë.

Të tundet mirë përpara përdorimit.

Aplikojeni çdo ditë si një shtresë të bollshme dhe të njëtrajtshme në fytyrë dhe qafë.

Riaplikojeni para ekspozimit në diell dhe përsëriteni aplikimin shpesh.

Shmangni ekspozimin e tepruar në diell.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

50 ml.

Other Ingredients;  Zinc Oxide, Aqua, C15-19 Alkane, Triheptanoin, Coco-Caprylate/Caprate, Oryza Sativa Starch, Isododecane, Titanium Dioxide (Nano), Hydrogenated Palm Kernel Glycerides, Butyloctyl Salicylate, Polyglyceryl-6 Polyhydroxystearate, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, Saccharomyces Ferment, Maleated Soybean Oil Glyceryl/Octyldodecanol Esters, Panthenol, Glycerin, Gossypium Herbaceum Seed Extract, Punica Granatum Seed Extract, Gluconolactone, Phytic Acid, Carnosine, Fructooligosaccharides, Tocopherol, Ascorbyl Palmitate, Polyricinoleic Acid, Silica, CI 77492, Pentylene Glycol, Hydrogenated Palm Glycerides, Hydrogenated Vegetable Oil, Magnesium Sulfate, Sodium Chloride, Disteardimonium Hectorite, Polyglycerin-6, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Lauroyl Lysine, CI 77491, Propylene Carbonate, Trehalose, CI 77499, Pantolactone, Calcium Gluconate, CI 77891, Sodium Benzoate.

 

Back to Top