DERMOKOZMETIKA

BABE Oil Soap, 500ml

Larës për trupin me bazë vajore, pa sapun, i formuluar për pastrimin e butë, ushqimin intensiv dhe mbrojtjen e barrierës natyrale të lëkurës së thatë, shumë të thatë dhe me prirje atopike.
In stock
SKU
babe60
2 900 Lekë

BABE Oil Soap është një larës trupi me bazë vajore, i formuluar për pastrimin e butë dhe kujdesin e përditshëm të lëkrës. Formula e tij pa sapun dhe pa ujë përmban mbi 40% vajra me origjinë bimore, të pasur me acide yndyrore esenciale Omega 3, Omega 6 dhe Omega 9, si edhe prebiotikë dhe lizate probiotike, të cilët ndihmojnë në ushqimin dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës.

Tekstura e pasur vajore emulgohet në kontakt me ujin, duke krijuar një shkumë të butë që pastron në mënyrë efektive pa dëmtuar hidratimin natyral të lëkurës. Falë vetive të tij emoliente dhe ushqyese, produkti ndihmon në zbutjen e ndjesisë së thatësisë dhe ofron një ndjesi komforti dhe butësie pas çdo përdorimi.

Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, por rekomandohet veçanërisht për lëkurën e thatë, shumë të thatë dhe me prirje atopike.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vaji i sojës (Soy Oil)-> Një vaj emolient që qetëson dhe ushqen lëkurën më të thatë dhe më të ndjeshme, falë përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore esenciale (Omega 3, Omega 6 dhe Omega 9).
  • Vaji Inca Inchi-> Ndihmon në reduktimin e tharjes së lëkurës duke përmirësuar elasticitetin dhe butësinë e saj.
  • Vitamina F-> Një kompleks acidesh yndyrore që formon një barrierë mbrojtëse në lëkurë, duke ndihmuar në parandalimin e tharjes dhe dehidratimit. 

Avantazhet e përdoirmit të këtij produkti janë:

  1. Ushqen dhe hidraton thellësisht lëkurën falë përmbajtjes së lartë të vajrave natyralë (40%) dhe acideve yndyrore esenciale. 
  2. Ndihmon në mbrojtjen e barrierës natyrale të lëkurës dhe ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiomës. 
  3. Parandalon tharjen dhe lehtëson menjëherë ndjesinë e tërheqjes dhe kruarjes. 
  4. Pastron butësisht lëkurën pa e tharë, duke ofruar një ndjesi komforti dhe butësie pas çdo përdorimi.

BABE Oil Soap është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, por rekomandohet veçanërisht për lëkurën e thatë, shumë të thatë dhe me prirje atopike.

Aplikoni një sasi të vogël produkti në duar dhe masazhojeni mbi lëkurë të lagur të trupit. Pasi të krijohet shkuma, shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.

Për një kujdes të plotë të trupit, pas larjes rekomandohet përdorimi i balsamit hidratues “Balm to Oil”.

Për përdorim të përditshëm.

Shishe, 500 ml.

Other Ingredients; Glycine Soja Oil, Laureth-4, Mipa-Laureth Sulfate, Peg-6 Caprylic/Capric Glycerides, Propylene Glycol, Plukenetia Volubilis Seed Oil, Zea Mays Oil, Parfum, Rosa Moschata Seed Oil, Peg-8, Tocopherol, Hexyl Cinnamal, Alpha-Isomethyl Ionone, Ascorbyl Palmitate, Helianthus Annuus Seed Oil, Rosmarinus Officinalis Leaf Extract, Ascorbic Acid, Citric Acid.

Back to Top