BABE Pediatric Bath Gel, 100ml
BABE Pediatric Bath Gel është nj xhel dushi ekstra i butë, i formuluar posaçërisht për higjienën e përditshme të lëkurës delikate të bebeve dhe fëmijëve. Ai pastron në mënyrë të butë duke respektuar pH-në natyrale të lëkurës, duke e lënë atë të pastër, të butë dhe të rehatshme pas çdo larjeje.
Falë formulës së tij Syndet (pa sapun), ofron një pastrim më të butë krahasuar me xhelat tradicionalë të banjës dhe është i përshtatshëm edhe për përdorim të shpeshtë. Nuk irriton sytë dhe është i formuluar për të minimizuar çdo ndjesi agresive në lëkurën e ndjeshme, duke e bërë ideal për kujdesin e përditshëm të bebeve dhe fëmijëve.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Kalendula, Mimoza dhe Aloe Vera-> Kompleks përbërësish me veti anti-irrituese dhe anti-inflamatore që ndihmojnë në mbrojtjen dhe qetësimin e lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij prdukti janë:
- Higjienë e përditshme.
- Ruan hidratimin dhe mbrojtjen natyrale të lëkurës.
- Pastron butësisht falë formulës pa sapun.
- Ofron butësi dhe freski.
- Nuk shkakton djegie në sy.
BABE Pediatric Bath Gel është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në lëkurën e ndjeshme të fëmijëve.
Aplikoni një sasi të vogël produkti në dorë dhe masazhojeni në trupin e lagur të fëmijës.
Pasi të keni krijuar shkumë, shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.
Other Ingredients; Aqua, Sodium Laureth Sulfate, Lauryl Glucoside, Cocamidopropyl Betaine, Calendula Officinalis Flower Extract, Mimosa Tenuiflora Leaf Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Tocopherol, Sodium Chloride, Glycerin, Parfum, Polysorbate 20, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol, Citric Acid, Sodium Benzoate, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Potassium Sorbate.