DERMOKOZMETIKA

BABE Pediatric Cradle Cap Shampoo, 200ml

Shampo e specializuar trajtuese e formuluar për të zbutur, shpërbërë në mënyrë të sigurt dhe parandaluar formimin e shtresave të kores së qumështit të lidhura me dermatitin seborrheik infantil (kore qumështi).
In stock
SKU
babe58
1 200 Lekë

BABE Pediatric Cradle Cap Shampoo është një shampo e butë pediatrike, e formuluar posaçërisht për skalpin e foshnjave dhe fëmijëve, e cila ndihmon në rregullimin e prodhimit të sebumit dhe në eliminimin gradual të luspa-ve të shkaktuara nga koreja e qumështit. E përshtatshme për përdorim të përditshëm, me tolerancë të lartë për lëkurën e ndjeshme të foshnjave.

Krustat e qumështit janë forma e zakonshme e dermatitit seborrheik infantil, të cilat shfaqetn si luspa dhe shtresa të thata në skalp, pa shkaktuar zakonisht kruarje apo shqetësim për foshnjën. Kjo shampo ndihmon në zbutjen dhe shkëputjen natyrale të këtyre shtresave, duke favorizuar pastrimin e butë të skalpit dhe duke parandaluar rishfaqjen e tyre me përdorim të rregullt.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Acidi salicilik-> Përbërës aktiv që rregullon prodhimin e sebumit dhe ndihmon në shkëputjen natyrale të luspa-ve nga skalpi. 
  • Derivat i acidit undecilenik-> Vepron kundër kërpudhave përgjegjëse për proceset e deskuamimit të skalpit.
  • Kalendula-> Me veprim anti-inflamator, qetësues, antiseptik dhe shërues, ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së skalpit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në pastrimin e butë dhe efektiv të skalpit të foshnjës. 
  2. Parandalon rishfaqjen e kores së qumështit me përdorim të rregullt. 
  3. Ruan ekuilibrin natyral të skalpit. 
  4. Përmirëson butësinë dhe pamjen e flokëve të foshnjës.
  5. Ofron mbrojtje dhe kujdes të sigurt për lëkurën e ndjeshme të foshnjave.

BABE Pediatric Cradle Cap Shampoo është e përshtatshme për përdorim të përditshëm, me tolerancë të lartë për lëkurën e ndjeshme të foshnjave.

Aplikojeni në skalpin e lagur të foshnjës. Masazhojeni butësisht derisa të emulsifikohet dhe të krijohet një shkumë e lehtë. Lëreni të veprojë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni mirë me ujë. 

Shmangni kontaktin me sytë.

Përdoreni 2–3 herë në javë dhe alternojeni me BABE Pediatric Extra Mild Shampoo.

Shishe, 200 ml.

Other Ingredients; Aqua, Lauryl Glucoside, Disodium PEG-5 Laurylcitrate Sulfosuccinate, PEG-200 Hydrogenated Glyceryl Palmate, Sodium Laureth Sulfate, Disodium Undecylenamido MEA-Sulfosuccinate, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Hydroxypropyl Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Polyquaternium-7, Calendula Officinalis Flower Extract, Salicylic Acid, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Tropolone, Citric Acid, Sodium Benzoate, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Potassium Sorbate.

Back to Top