BABE Pediatric Fluid Spray SPF50, 200ml
BABE Pediatric Fluid Spray SPF50 është një fluid mbrojtës për trupin me faktor shumë të lartë mbrojtjeje, i formuluar posaçërisht për lëkurën delikate të foshnjave dhe fëmijëve.
Ofron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezatimit UVA dhe UVB, duke ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të lëkurës gjatë ekspozimit në diell.
Tekstura e tij ultra e lehtë përthithet menjëherë pa lënë gjurmë të bardha, duke mundësuar aplikim të shpejtë, praktik dhe të njëtrajtshëm në çdo moment dhe kudo.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Flitra diellorë-> Një kombinim filtrash që vepron si një mburojë mbrojtëse ndaj rrezeve UVA dhe UVB, rrezatimit infra të kuq, dritës blu të emetuar nga ekranet dhe pajisjet mobile, si dhe ndotjes së ambientit.
- Pantenol-> Një derivat i vitaminës B5 që hidraton, qetëson dhe rigjeneron lëkurën, duke mbështetur procesin e riparimit dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse.
- Prebiotikë-> Aktivizojnë mekanizmat natyralë të mbrojtjes së lëkurës, duke ndihmuar në rikthimin dhe forcimin e funksionit të barrierës së saj.
- Karnozinë-> Një antioksidant me origjinë natyrale që mbron lëkurën nga dëmtimet oksidative të shkaktuara nga radikalet e lira, të cilat vijnë nga ndotja, rrezatimi dhe drita blu.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron mbrojtje shumë të lartë dhe me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVB, UVA, HEV dhe IRA.
- Mundëson aplikim të shpejtë dhe praktik në format sprej.
- Ka teksturë ultra të lehtë me përthithje të menjëhershme, pa ndjesi yndyrore.
- Hidraton dhe qetëson lëkurën e ndjeshme gjatë ekspozimit në diell.
BABE Pediatric Fluid Spray SPF50 është i përshtatshëm për lëkurën delikate të fëmijëve dhe foshnjave.
Aplikoni në mënyrë të bollshme mbi trup 20 minuta para ekspozimit në diell dhe shpërndajeni në mënyrë të njëtrajtshme.
Riaplikoni para ekspozimit në diell dhe përsëriteni aplikimin shpesh.
Shmangni ekspozimin e tepruar në diell.
Tundeni mirë para përdorimit.
Other Ingredients; Aqua, Dibutyl Adipate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Glycerin, Dicaprylyl Carbonate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Diisopropyl Sebacate, Ethylhexyl Triazone, Inulin, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Panthenol, Carnosine, Tocopherol, Pantolactone, Synthetic Beeswax, Sodium Stearoyl Glutamate, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Cellulose Gum, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Phenylpropanol, Hydroxyacetophenone, Microcrystalline Cellulose, Sodium Hydroxide, Parfum, Tetrasodium Glutamate Diacetate.