DERMOKOZMETIKA

BABE Pediatric Invisible Stick SPF50, 30g

Stick mbrojtës ndaj diellit me faktor shumë të lartë mbrojtje, i formuluar posaçërisht për lëkurën delikate të fëmijëve, duke ofruar mbrojtje të lokalizuar nga rrezet UVA dhe UVB në një format praktik dhe të lehtë për përdorim.
In stock
SKU
babe22
2 350 Lekë

BABE Invisible Stick Pediatric SPF50 është një krem dielli për fytyrën me mbrojtje shumë të lartë dhe spektër të gjerë, i formuluar posaçërisht për lëkurën delikate të foshnjave (nga 6 muajsh) dhe fëmijëve.

Ofron mbrojtje ndaj rrezatimit UVA dhe UVB, duke ndihmuar në mbrojtjen e zonave të ndjeshme të fytyrës gjatë ekspozimit në diell. Falë formatit praktik në stick, mundëson aplikim të saktë dhe të lehtë në zona të lokalizuara si faqet, balli, hunda, veshët, qafa dhe dekolteja.

Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt, nuk lë ndjesi yndyrore dhe nuk krijon efekt të dukshëm në lëkurë, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe riaplikim të shpeshtë gjatë aktiviteteve në ambient të jashtëm.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Flitra diellorë-> Një kombinim filtrash që vepron si një mburojë mbrojtëse ndaj rrezeve UVA dhe UVB, rrezatimit infra të kuq, dritës blu të emetuar nga ekranet dhe pajisjet mobile, si dhe ndotjes së ambientit. 
  • Pantenol-> Një derivat i vitaminës B5 që hidraton, qetëson dhe rigjeneron lëkurën, duke mbështetur procesin e riparimit dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse.
  • Prebiotikë-> Aktivizojnë mekanizmat natyralë të mbrojtjes së lëkurës, duke ndihmuar në rikthimin dhe forcimin e funksionit të barrierës së saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron mbrojtje shumë të lartë dhe me spektër të gjerë ndaj rrezatimit diellor dhe faktorëve ambientalë. 
  2. I përshtatshëm për zonat më të ndjeshme të fytyrës, duke siguruar aplikim të saktë dhe të sigurt. 
  3. Mundëson përdorim të rehatshëm gjatë aktiviteteve në ambient të jashtëm falë rezistencës ndaj ujit dhe përthithjes së shpejtë. 
  4. Siguron ndjesi të lehtë në lëkurë pa yndyrë dhe pa efekt të dukshëm.

BABE Invisible Stick Pediatric SPF50 është i përshtatshëm për lëkurën delikate të fëmijëve dhe foshnjave.

Aplikojeni 20 minuta para ekspozimit në diell. Riaplikojeni shpesh dhe sa herë që është e nevojshme.

Aplikojeni stick-un mbi faqet, fytyrën dhe qafën, më pas shpërndajeni butësisht me majat e gishtave në pjesën tjetër të fytyrës. 

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Stick, 30 g.

Other Ingredients; Dicaprylyl Carbonate, Octyldodecanol, Octocrylene, Triethyl Citrate, Cocoglycerides, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, C12-15 Alkyl Benzoate, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Panthenol, Bacillus Ferment, Glycine Soja Oil, Simmondsia Chinensis Seed Oil, Physalis Angulata Extract, Bisabolol, Oryza Sativa Extract, Oryza Sativa Germ Extract, Avena Sativa Kernel Oil, Tocopherol, Stearalkonium Hectorite, Parfum, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-3 Diisostearate, Propylene Carbonate, Aqua, Pantolactone.

Back to Top