DERMOKOZMETIKA

BABE Pediatric Oil Soap, 200ml

Xhel pastrues me bazë vajore, i formuluar posaçërisht për higjienën e përditshme të lëkurës delikate të bebeve dhe fëmijëve, duke ofruar pastrim të butë, hidratim dhe mbrojtje të ekuilibrit natyral të lëkurës.
In stock
SKU
babe86
1 500 Lekë

BABE Pediatric Oil Soap është një xhel dushi me bazë vajore, i formuluar posaçërisht për higjienën e përditshme të lëkurës delikate të bebeve dhe fëmijëve, veçanërisht i rekomanduar për lëkurë shumë të thatë ose të prirur ndaj dermatitit atopik. Ai ndihmon në mbrojtjen dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke ofruar hidratim, ushqim dhe rehati të menjëhershme.

Falë teksturës së tij vajore të pasur me acide yndyrore esenciale, në kontakt me ujin shndërrohet në një shkumë të butë që pastron në mënyrë delikate pa e tharë lëkurën. Ndihmon në qetësimin e ndjesisë së kruarjes dhe irritimit, duke ofruar një eksperiencë relaksuese gjatë banjës dhe duke lënë lëkurën të butë, të hidratuar dhe të mbrojtur që në larjen e parë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Glicerina-> Ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe në ruajtjen e lagështisë, duke mbështetur proceset e riparimit të saj. 
  • Gjalpi Shea-> I pasur me vitamina dhe minerale, është një rigjenerues i shkëlqyer qelizor që ndihmon në rikthimin e ekuilibrit të lëkurës, duke e lënë atë të hidratuar dhe të qetësuar. 
  • Vaji i avokados-> Vaj me përmbajtje të lartë të acideve yndyrore esenciale (Omega 3, 6 dhe 9), që ushqejnë lëkurën dhe ndihmojnë në rikthimin e funksionit të saj barrierë mbrojtëse. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ushqen dhe hidraton në thellësi lëkurën. 
  2. Mbron funksionin barrierë të lëkurës.
  3. Redukton kruarjen dhe inflamacionin.
  4. Shumë ushqyes falë përmbajtjes së pasur me vajra bimorë.
  5. Pastron butësisht falë formulës pa sapun.
  6. I testuar pediatrikisht dhe në lëkurë të prirur ndaj dermatitit atopic.

BABE Pediatric Oil Soap është i përshtatshëm për përdorim në lëkurën e ndjeshme dhe delikate të bebeve dhe fëmijëve.

Aplikoni një sasi të vogël produkti në dorë dhe masazhojeni në trupin e lagur të fëmijës. Pasi të krijohet shkuma, shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.

Për kujdes të plotë të trupit në rast të lëkurës së ndjeshme, të thatë ose të prirur ndaj dermatitit atopik, rekomandohet përdorimi i Pediatric Emollient Cream për hidratimin e trupit.

Shishe, 200 ml.

Other Ingredients; Laureth-4, Mipa-Laureth Sulfate, Caprylic/Capric Triglyceride, Peg-6 Caprylic/Capric Glycerides, Persea Gratissima Oil, Propylene Glycol, Hexyldecanol, C12-13 Alkyl Lactate, Cetylhydroxyproline Palmitamide, Bisabolol, Brassica Campestris Sterols, Zea Mays Oil, Rosa Moschata Seed Oil, Helianthus Annuus Seed Oil, Rosmarinus Officinalis Leaf Extract, Tocopheryl Acetate, Tocopherol, Stearic Acid.

Back to Top