BABE Pediatric Sunscreen Lotion SPF50, 100ml
BABE Pediatric Sunscreen Lotion SPF50 është një locion mbrojtës ndaj diellit me faktor shumë të lartë mbrojtjeje, i formuluar posaçërisht për lëkurën delikate të foshnjave dhe fëmijëve. Ofron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezatimit UVA dhe UVB, duke ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të lëkurës gjatë ekspozimit në diell.
Tekstura e tij e lehtë dhe me përthithje të shpejtë mundëson aplikim të thjeshtë dhe të njëtrajtshëm, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm.
Formula përmban përbërës aktivë me veti qetësuese dhe zbutëse, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e komfortit të lëkurës. Produkt me rezistencë të lartë ndaj ujit, i cili lejon fëmijët të vazhdojnë aktivitetet e tyre në ambient të jashtëm duke siguruar mbrojtje të vazhdueshme gjatë gjithë ekspozimit në diell.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Filtra diellorë-> Kombinim filtrash që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit UVA dhe UVB.
- Kompleks qetësues-> Tërësi përbërësish aktivë me veti zbutëse, kundër irritimit dhe anti-inflamatore.
- Vitamina E-> Antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga agresionet e jashtme.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në parandalimin e djegieve nga dielli dhe ofron mbrojtje shumë të lartë për lëkurën.
- Hidraton dhe qetëson lëkurën gjatë ekspozimit në diell.
- Ka teksturë të lehtë me përthithje të shpejtë, pa lënë gjurmë të bardha dhe pa ndjesi ngjitëse.
- Ofron rezistencë të lartë ndaj ujit, i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në fytyrë dhe trup.
BABE Pediatric Sunscreen Lotion SPF50 është i përshtatshëm për lëkurën delikate të fëmijëve dhe foshnjave.
Aplikoni në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme në fytyrën dhe trupin e foshnjës ose fëmijës 20 minuta para ekspozimit në diell. Riaplikojeni shpesh.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell te fëmijët nën 3 vjeç dhe gjatë orëve me intensitet maksimal (nga mesdita deri në orën 16:00).
Other Ingredients; Aqua, Trimethylpentanediol/Adipic Acid/Glycerin Crosspolymer, C12-15 Alkyl Benzoate, C12-15 Alkyl Lactate, Dimethicone, Ethylhexyl Salicylate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Potassium Cetyl Phosphate, Polyester-5, Phenoxyethyl Caprylate, Glycerin, Diethylhexyl Butamido Triazone, Isoamyl Laurate, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Polysilicone-15, Ethylhexyl Triazone, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Chamomilla Recutita Flower Extract, Avena Sativa Kernel Extract, Centella Asiatica Extract, Bisabolol, Carnosine, Sodium Hyaluronate, Cetearyl Alcohol, Butyloctyl Salicylate, Glyceryl Stearate, Hydroxyacetophenone, PEG-100 Stearate, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Acetate, Sodium Hydroxide, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate.