BABE Pediatric Transparent Sunscreen Wet Skin SPF50, 200ml
BABE Pediatric Transparent Sunscreen Wet Skin SPF50 është një locion mbrojtës ndaj diellit me faktor shumë të lartë mbrojtjeje, i formuluar posaçërisht për lëkurën e fëmijëve nga 3 vjeç e lart.
Ofron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezatimit UVA dhe UVB, duke ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të lëkurës gjatë ekspozimit në diell.
Falë teknologjisë “Wet Skin”, produkti mund të aplikohet edhe në lëkurë të lagur, duke siguruar mbrojtje efektive dhe të njëtrajtshme në çdo situatë. Me rezistencë të lartë ndaj ujit, ky produkt u lejon fëmijëve të vazhdojnë aktivitetet e tyre në ambient të jashtëm duke siguruar mbrojtje të vazhdueshme gjatë gjithë ekspozimit në diell.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Filtra diellorë-> Kombinim filtrash që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit UVA dhe UVB.
- Vitamina E-> Antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga agresionet e jashtme.
- Bisabolol-> Me veprim hidratues, qetësues dhe kundër irritimit, ndihmon në reduktimin e skuqjes së lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron mbrojtje efektive ndaj rrezatimit diellor dhe ndihmon në parandalimin e djegieve nga dielli.
- Mundëson aplikim shumë praktik dhe të shpejtë në çdo pozicion.
- Lejon përdorim edhe në lëkurë të lagur, duke siguruar mbrojtje të vazhdueshme në çdo situatë.
- Është shumë rezistent ndaj ujit dhe i përshtatshëm për aktivitete në ujë dhe jashtë.
BABE Pediatric Transparent Sunscreen Wet Skin SPF 50 është i përshtatshëm për lëkurën delikate të fëmijëve nga mosha 3 vjeç e lart.
Aplikoni në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme në trup 20 minuta para ekspozimit në diell. Riaplikojeni shpesh.
Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell te fëmijët nën moshën 3 vjeç dhe gjatë orëve me intensitet maksimal (nga mesdita deri në orën 16:00).
Other Ingredients; Alcohol Denat., C12-15 Alkyl Benzoate, Octocrylene, C12-15 Alkyl Lactate, Diisopropyl Adipate, Dicaprylyl Carbonate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Salicylate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Cetearyl Nonanoate, Ethylhexyl Triazone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Aqua, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Acrylates/Octylacrylamide Copolymer, Tocopheryl Acetate, Bisabolol, Tocopherol, Parfum.