BABE Protective Mist SPF50, 150ml
BABE Protective Mist SPF50 është një spray mbrojtës me SPF50, i formuluar për të ofruar mbrojtje ndaj rrezatimit UVA dhe UVB në fytyrë, trup dhe flokë.
Formula e tij bifazike me veprim antioksidant ndihmon në mbrojtjen dhe hidratimin e lëkurës, ndërsa mbron dhe ruan shëndetin e flokëve. Tekstura e lehtë mundëson përhapje dhe përthithje të shpejtë, duke lënë një ndjesi komforti dhe butësie në lëkurë.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme, ky spray ofron mundësinë e aplikimit të shpejtë dhe rifreskimit të mbrojtjes gjatë ditës. Ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e skalpit nga dëmtimet e shkaktuara nga ekspozimi në diell.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Flitra diellorë-> Një kombinim filtrash që vepron si një mburojë mbrojtëse ndaj rrezeve UVA dhe UVB, rrezatimit infra të kuq, dritës blu të emetuar nga ekranet dhe pajisjet mobile, si dhe ndotjes së ambientit.
- Pantenol-> Një derivat i vitaminës B5 që hidraton, qetëson dhe rigjeneron lëkurën, duke mbështetur procesin e riparimit dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse.
- Argininë-> Ndihmon në stimulimin e sintezës së kolagjenit, duke kontribuar në rritjen e elasticitetit, fortësisë dhe hidratimit të lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron mbrojtje të lartë SPF50 për fytyrën, trupin dhe flokët.
- Rezistent ndaj ujit.
- Aplikim i lehtë në formë spreji.
- Formulë bifazike me veprim antioksidant.
- Hidraton dhe zbut lëkurën.
- Teksturë e lehtë me përfundim të padukshëm.
- Nuk shkakton irritim në sy.
BABE Protective Mist SPF50 është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Spërkateni nga një distancë rreth 20 cm në fytyrë (me sytë e mbyllur), trup dhe flokë. Riaplikoni para ekspozimit në diell dhe përsëriteni aplikimin shpesh.
Shmangni ekspozimin e tepruar në diell.
Tundeni mirë para përdorimit.
Other Ingredients; Aqua, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Glycerin, Arginine, Trimethylpentanediol/Adipic Acid/Glycerin Crosspolymer, Panthenol, Pantolactone, Carnosine, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Terpineol, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Phenoxyethanol, Parfum.