BABE Renew Serum, 30ml
BABE Renew Serum është një serum rigjenerues me retinal me tolerancë të lartë, i formuluar për të nxitur rigjenerimin qelizor, për të përmirësuar dukshëm teksturën e lëkurës dhe për të reduktuar rrudhat dhe linjat e shprehjes. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Vepron në mënyrë graduale dhe efektive për të rafinuar pamjen e poreve, për të zbutur papërsosmëritë dhe për të përmirësuar njëtrajtësinë dhe shkëlqimin e lëkurës. Formula e tij e avancuar ndihmon në rigjenerimin e lëkurës nga brenda, duke kontribuar në një pamje më të lëmuar dhe më të shëndetshme.
Me teksturë të lehtë, jo të yndyrshme dhe me përthithje të shpejtë, lë lëkurën të butë dhe të freskët.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Retinali i kapsuluar-> Përshpejton rigjenerimin qelizor, përmirëson teksturën e lëkurës dhe ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe papërsosmërive.
- Kompleksi i retinalit->Përshpejton rigjenerimin qelizor, përmirëson teksturën e lëkurës dhe ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe papërsosmërive.
- Prebiotik-> Ruan dhe balancon mikrobiomën e lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në përmirësimin e dukshëm të strukturës dhe cilësisë së lëkurës.
- Kontribuon në rigjenerimin qelizor dhe rigjallërimin e lëkurës.
- Redukton rrudhat dhe papërsosmëritë e saj.
- Përmirëson hidratimin, elasticitetin dhe shkëlqimin natyral të lëkurës.
BABE Renew Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikojeni në mbrëmje, 3–4 pika në lëkurë të pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.
Për lëkurën që nuk është mësuar më parë me retinoide, rekomandohet që trajtimi të nisë gradualisht, duke i lejuar lëkurës të përshtatet në mënyrë progresive me këtë përbërës të fuqishëm rigjenerues.
Kjo ndihmon në rritjen e tolerancës së lëkurës dhe në integrimin më të lehtë të retinalit në rutinën e kujdesit.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Other Ingredients; Aqua, Butylene Glycol, Glycerin, Bis-PEG-12 Dimethicone, Alcohol Denat., Inulin, Pentylene Glycol, Dimethicone, Retinal, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Panthenol, Pantolactone, Phospholipids, Ascorbic Acid, Sodium Hyaluronate, Saponaria Officinalis Leaf/Root Extract, Adansonia Digitata Pulp Extract, Vaccaria Segetalis Extract, Sodium Retinoyl Hyaluronate, Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Xanthan Gum, Parfum, Caprylic/Capric Triglyceride, Polysilicone-11, Glyceryl Laurate, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxymethoxyphenyl Decanone, Phenylpropanol, Decyl Glucoside, Caprylyl Glycol, Hexylene Glycol, Sodium Citrate, Citric Acid, Lactic Acid, Phenoxyethanol.