BABE Repair Serum, 30ml
BABE Repair Serum është një serum riparues dhe rigjenerues i formuluar për të forcuar barrierën natyrore të lëkurës, për të rikthyer komfortin e saj dhe për të përmirësuar dukshëm butësinë dhe qëndrueshmërinë. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Falë kombinimit sinergjik të përbërësve aktivë ky serum ndihmon në riparimin e lëkurës dhe në përshpejtimin e proceseve të saj natyrore të rigjenerimit. Formula e tij ofron hidratim të thellë dhe afatgjatë falë squalanit dhe acidit hialuronik me peshë molekulare të lartë dhe të mesme.
Tekstura e lehtë, jo e yndyrshme dhe me përthithje të shpejtë lë një ndjesi të këndshme dhe mbrojtëse, ideale për lëkurën e sensibilizuar.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Eskualane-> Hidraton në thellësi duke imituar lipidet natyrore të lëkurës. Ofron butësi pa lënë ndjesi yndyrore në sipërfaqen e saj.
- Centella Asiatica-> Përbërës me fuqi të lartë rigjeneruese. Redukton inflamacionin dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës duke stimuluar sintezën e kolagjenit. Gjithashtu ka veti hidratuese, qetësuese dhe antioksiduese.
- Ceramidet e kapsuluara-> Lipide biomimetike që ndihmojnë në rikthimin e strukturës së lëkurës. Forma e kapsuluar lejon veprim në shtresa më të thella për të stimuluar prodhimin e ceramideve, duke forcuar funksionin barrierë, parandaluar tharjen dhe mbrojtur lëkurën nga agresorët e jashtëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në rikthimin dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.
- Përmirëson proceset natyrore të rigjenerimit të saj.
- Ofron hidratim dhe qetësim të thellë.
- Kontribuon në zbutjen e rrudhave dhe shenjave të plakjes.
- Rrit ndjesinë e komfortit dhe mirëqenies së lëkurës.
BABE Repair Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni 3–4 pika në lëkurë të pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Masazhojeni derisa të përthithet plotësisht.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Other Ingredients; Aqua, Propanediol, Squalane, Dicaprylyl Carbonate, Niacinamide, Inulin, Glycerin, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Callus Conditioned Media, Ascorbyl Palmitate, Centella Asiatica Extract, Helianthus Annuus Seed Oil, Ceramide NP, Tocopheryl Acetate, Humulus Lupulus Extract, Sodium Hyaluronate, Cholesterol, Tocopherol, Polyacrylate Crosspolymer-6, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Hydroxyacetophenone, Cichorium Intybus Root Extract, Coconut Oil Polyglyceryl-6 Esters, Lecithin, Glyceryl Laurate, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycolipids, Gluconolactone, Citric Acid, Phytosterols, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Sodium Benzoate, Xanthan Gum, Potassium Sorbate, Phytosphingosine, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Benzoic Acid, Ethyl Ferulate, Dehydroacetic Acid, Benzyl Alcohol, Parfum.