DERMOKOZMETIKA

BABE Stop AKN Mattifying Fluid, 50ml

Fluid hidratues dhe rregullues për fytyrën, i formuluar për lëkurën e yndyrshme dhe me tendencë akneike, i cili ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt, reduktimin e shkëlqimit dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës gjatë gjithë ditës.
In stock
SKU
babe31
1 850 Lekë

BABE Stop AKN Mattifying Fluid është një fluid hidratues matifikues me teksturë ultra të lehtë, i formuluar posaçërisht për lëkurën e mikse-yndyrore dhe me tendencë akneike, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. Ndihmon në rregullimin e prodhimit të sebumit, duke kontrolluar shkëlqimin e tepërt dhe duke përmirësuar pamjen e lëkurës gjatë gjithë ditës.

Formula e tij hidraton në mënyrë të balancuar, ndërsa kontribuon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës falë përbërësve aktivë si Niacinamidi.

Me përthithje të shpejtë dhe përfundim mat, ky fluid është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm si pjesë e kujdesit për lëkurën me tendencë yndyrore dhe akneike.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • NIACINAMID dhe PËRBËRËS MATIFIKUES AKTIV-> Redukton shkëlqimin dhe ndihmon në kontrollin e sebumit.
  • ACIDI SALICILIK dhe ACIDI SUKSINIK-> Veprim keratolitik dhe nxitje e rinovimit qelizor.
  • ZINK PCA dhe AZELOGLICINË-> Veprim antimikrobik dhe rregullues i prodhimit të sebumit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Hidraton lëkurën duke e mbajtur të butë dhe të balancuar. 
  2. Ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt dhe reduktimin e shkëlqimit. 
  3. Përmirëson pamjen e lëkurës duke ndihmuar në parandalimin e papastërtive. 
  4. Ka teksturë shumë të lehtë me përthithje të shpejtë, ideale për përdorim të përditshëm.

BABE Stop AKN Mattifying Fluid është i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, të kombinuar dhe me tendencë akneike.

Aplikojeni në fytyrë dhe qafë duke e masazhuar butësisht derisa të përthithet plotësisht.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 50 ml.

Other Ingredients; Aqua, C12-20 Acid PEG-8 Ester, Niacinamide, Glycerin, Dimethicone, Diethylhexyl Carbonate, Olus Oil, Lactobacillus Ferment, Cocoglycerides, Silica, Succinic Acid, Potassium Azeloyl Diglycinate, Panthenol, Salicylic Acid, Zinc PCA, Sodium Hyaluronate, Lactic Acid, Squalane, Tocopheryl Acetate, Hydrolyzed Jojoba Esters, Tocopherol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Dimethiconol, Xanthan Gum, Parfum, Ethylhexylglycerin, Polysorbate 60, Pentylene Glycol, Sorbitan Isostearate, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Pantolactone, Phenoxyethanol, Sodium Hydroxide, Sodium Benzoate, Tetrasodium Glutamate Diacetate.

 
Back to Top